“Ne jemi të gjithë bashkë, nuk ka asnjë lloj ndarje”. Kështu deklaroi kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, nga Saranda ku zhvilloi një takim me strukturat e kësaj partie për zgjedhjet lokale të 21 qershorit.
 
I pyetur për qëndrimet e deputetit Dashamir Tahiri, kreu i PDIU-së deklaroia: “Siç e shifni ne jemi të gjithë bashkë, nuk ka asnjë lloj ndarje. Çdo anëtarë i PDIU ndodhe këtu në këtë sallë dhe është i angazhuar që të kemi rezultat maksimal dhe do thoja spektakolar ne ktë rast në gjithë Shqipërinë. Ne jemi të gjithë bashkë dhe ne do të mbështesim kandidatët e partisë, listën e këshilltarëve të saj dhe sigurisht koalicionin që ne jemi”.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)