Idrizi: Për nenin 88 duhet t’i 
drejtohemi popullit në referendum

Idrizi: Për nenin 88 duhet t’i <br />drejtohemi popullit në referendum
Kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, në fjalën e tij të mbajtur në seancën e sotme parlamentare ka mbështetur propozimin e zëvendës Sekretares Amerikane të Shtetit Victoria Nuland. 

Idrizi propozoi se për të zgjidhur ngërçin e nenit 88, partitë politike duhet t’i drejtohen popullit, nëpërmjet referendumit.

Për Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet reforma në drejtësi është ajo që ne e quajmë, sistemi imunitar i institucioneve të Shqipërisë. Qëndrimi i PDIU-së ka qenë pro, është dhe do të jetë i tillë. Sigurisht që kemi mbështetur edhe propozimin e fundit të zëvendës Sekretares Amerikane të Shtetit. Gjatë gjithë kohës ne po i themi shqiptarëve, që e duam procesin e vettingut me praninë e ndërkombëtarëve apo jo. Qëndrimi i PDIU-së ka qenë i qartë, në mbështetje të propozimit të zëvendës Sekretares së SHBA-së. Për të treguar kohezionin e PDIU-së, ne zotërinj deputetë, kemi propozimin tonë edhe për këtë ngërç. Nëse ne, për gjithë reformën në drejtësi kemi rënë dakord dhe nuk jemi dakord për nenin 88, atëherë për këtë nen, ne t’i drejtohemi popullit në referendum. Këtu Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, është një parti e cila ka qenë vazhdimisht në kohezion”, u shpreh Idrizi në fjalën e mbajtur në Parlament.


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?