Idrizi:PDIU është një edhe pa Tahirin
Duam postin e zv/ministrit të jashtëm

Idrizi:PDIU është një edhe pa Tahirin<br />Duam postin e zv/ministrit të jashtëm
VLORE - Është shoqëruar me debate të forta mbledhja që ka organizuar kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi, me strukturat në Vlorë. Kjo ka ndodhur pasi baza e PDIU ka kërkuar shpjegime përse nuk ishte pjesë e takimit edhe deputeti Dashamir Tahiri. Në takim Idrizi ka deklaruar se PDIU është “një”, përpos qëndrimeve të deputetit Tahiri.

Sipas Idrizit në PDIU do të ketë përfaqësi në qeveri, pasi do të kërkojë postin e zv/ministrit të Jashtëm. Idrizi tha: “Do kërkojmë zv/ministrin e Jashtëm. PDIU rikonfirmohet një forcë politike e fortë. Jemi koalicion, do mbështesim koalicionin. Deputeti Dashamir Tahiri ka një axhendë tjetër. Tahiri s’është në linjën e kryetarit të PDIU. PDIU është “një” edhe pse Tahiri nuk është. PDIU do të ketë përfaqësi në qeveri”.


Por megjithatë Idrizi hodhi poshtë zërat se PDIU do të kërkojë Portin e Vlorës. “Nuk është e vërtetë që do të kërkojmë drejtorinë e Portit të Vlorës”, theksoi ai. Takimi i Idrizit në Vlorë vjen një ditë para vizitës që pritet të zhvillojë nesër deputeti i PDIU-së Dashamir Tahiri, i cili nuk e ka pranuar marrëveshjen që kreu i kësaj partie, Idrizi ka bërë me PS-në.

Qëndrimin e tij, deputeti Dashamir Tahiri e shfaqi teksa doli krah Lulzim Bashës gjatë prezantimit të kandidaturës së PD për Vlorën duke bërë thirrje që qytetarët të votojnë kandidatin e djathtë.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar