TIRANE - PDIU ka zhvilluar dje takimin e radhës elektoral në kryeqytet, me banorët e Njësisë 2 ku u prezantua kandidati për deputeti i Qarkut të Tiranës Tahir Muhedini. Takimi u zhvillua në Qytetin Studenti në prani të qindra mbështetësve të PDIU. “Miq, nga ky shesh 23 vjet më parë studentët nisën betejen e tyre për rrëzimin e regjimit komunist.

Le të shërbej ky shesh për të na dhënë fuqi për të çuar akoma më përpara zgjidhjen e çështjes çame. Edhe pse me dy deputet në Parlament, në këto 4 vite PDIU ka bërë shumë për ta vendosur çështjen çame në vëmendje të politikës shqiptare. Ishte falë këmbënguljes sonë që sot ne kemi një Rezolutë për çështjen çame.

Ishte fal përkushtimit tonë që e gjithë klasa politike nisi ta ketë çështjen çame në vëmendjen dhe në programet e tyre politike”, tha Idrizi, kryetari i PDIU. Duke kërkuar që më 23 qershor të votojnë numrin 50, PDIU në mënyrë që në Parlamentin e ardhshëm të kemi 7 deputetë, 7 zëra patriot që do ta çojnë drejt zgjidhjes përfundimtare çështjen çame.

Duke u ndalur tek programi i PDIU, Idrizi u fokusua tek zgjidhja e problemit të pronave, duke e cilësuar atë një çështje kombëtare. “Çështja e pronave është një çështje kombëtare. Ne kërkojme zgjidhjen e çështjes së pronave të shqiptarëve të Çamerisë por kërkojmë njësoj zgjidhjen e çështjes së pronave në Shqipëri.

Ne kemi program të qarte: 1. Të kijohet një autoritet kombëtar i pronave me fuqi ekzekutive ku të bashkohen ALUIZNI, Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Hipoteka, Drejtoria e Pronave Shtetërore. 2. Ndryshimin e ligjit të pronave duke sanksionuar kompesimin fizik të pronave aty ku nuk mund të kthehen.

Nuk mund të kemi shitje pronash shtetërore në bregdet kur nuk është kthyer prona pronareve. Ky fond të përdorët për kompesim fizik.

Plani ynë është i vetmi i qartë që e mbyll çështjen e pronave pa kosto shtesë brenda një mandati”, tha Idrizi. Në këtë takim ka folur dhe kandidati për deputet Tahir Muhedini ka bërë thirrje që të votojnë numrin 50.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)