Idrizi: Presim një marrëveshje
që opozita të futet në zgjedhje

Idrizi: Presim një marrëveshje<br />që opozita të futet në zgjedhje
"Ne presim të ketë një marrëveshje që të gjitha forcat politike të shkojnë në zgjedhje, për t’ju dhënë mundësinë shqiptarëve të votojnë dhe të zgjedhin".
 
Kështu u shpreh Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, gjatë një takimi me Forumin e Gruas të PDIU-së në Fier, për zgjedhjet e 18 qershorit.
 
Idrizi u shpreh se dy forcat e mëdha politike nuk duan të bëjnë marrëveshje, por kanë zgjedhur konfliktualitetin.
 
Unë jam i bindur që dy forcat politike nuk duan të bëjnë marrëveshje, ato duan ta mbajnë këtë vend në konfliktualitet.
 
Duan që të na ndajnë në tifoz dhe harrojmë që ne jemi të gjithë shqiptarë. Konfliktualiteti është instaluar prej 27 vjetësh në politikën shqiptare, në mënyrë që qytetarët, që ju zonjat e nderura, të mos kuptoni cilat janë hallet dhe të mos kuptoni cili është roli i politikës.
 
Roli i politikës është arti i kompromisit, arti i marrëveshjes dhe jo arti i konfliktualitetit. Shqiptarët nuk kanë pse të shkojnë në 18 qershor thjesht për të votuar, por duhen bërë zgjedhje, të ushtrojnë demokracinë një herë në 4 vjet.
 
PDIU jo rastësisht ka dhe numrin 5 në fletën e votimit. Ne jemi të ndarë në 5 shtete dhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka mbështetur gjithmonë bashkimin e shqiptarëve.
 
Sot Kosova po hyn në një palë zgjedhje të sforcuara, shqiptarët e Maqedonisë kanë poblemet e tyre dhe ç’farë po bëjmë ne në Shqipëri?
 
Kaq të vështirë e kemi që të gjejmë frymën e bashkëpunimit. Prandaj unë ju ftoj ta prishim “status quo”-në e dy partive të mëdha, ta prishim kënetën e 27 viteve dhe ti japim zë forcave të reja të fuqishme kombëtariste, që e duan këtë vend
”,- u shpreh kreu i PDIU-së.
 
Shpëtim Idrizi tha se gratë mund të gjejnë një zgjidhje për krizën aktuale.
 
Nëse do uleshin drejtueset e forumeve të grave, patjetër që do ta shmangnin konfiktualitetin politik që ka mbërthyer Shqipërinë.
 
Unë jam i bindur që siç ju gratë dini të mirëmbani me gjithë forcën e dashurisë tuaj familjen, po me atë dashuri ju do të dini të mbroni atdheun, sepse ju jeni të parat që mendoni se ne kemi veç një familje, vec një Atdhe. Prania e gruas në politikën shqiptare do të ndryshojë këtë lloj konfliktualiteti. Unë i ftoj të gjitha gratë të mos i rrinë larg politikës, ndryshe politika do të vijë në shtëpitë tuaja.
 
Për të gjithë ata që duan një Shqipëri ndryshe, për të gjithë ata që duan paqen e madhe sociale, për të gjithë ata që duan një pakt të madh kombëtar, ku ne të mos e shohim veten të ndarë në krahina, të mos e shohim veten të ndarë nga ndasitë politike, apo ato fetare, por të shohim Shqipërinë si një të tërë, sepse ne kemi veç një Atdhe, të votojnë nr.5, të votojnë PDIU-në.
 
Unë ju ftoj juve, grave e vajzave të reja të na besoni dhe të na votoni. Të na votoni sepse ne kemi veç një Atdhe. Kur e kemi krijuar këtë parti, zonjat kanë qënë me gishtat e dorës ndërsa sot janë me qindra mijëra gra e vajza të cilat na janë bashkuar.
 
Prania juaj në këtë sallë tregon se ky vend ka shpresë. Nuk mundemi dot që t’ja lemë Shqipërinë dy forcave politike që e kanë çuar këtë vend në gjithë këto vite, vetëm në konfliktualitet
”,- u shpreh kryetari i PDIU-së gjatë takimin me Forumin e Gruas në Fier.
 
 
 dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Carlo Bollino: Gazetaria 'prit e qep', kur qëllimet e Report të RAI3 dhe të Berishës koinçidojnë

Carlo Bollino: Gazetaria 'prit e qep', kur qëllimet e Report të RAI3 dhe të Berishës koinçidojnë