Idrizi presion Ramës: Nëse s'na
doni largohemi, s'kemi dilema

Idrizi presion Ramës: Nëse s'na<br />doni largohemi, s'kemi dilema
TIRANË- Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi nga Këshilli Kombëtar ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se mund të largohet nga koalicioni nëse nuk zbatohet marrëveshja politike.

“Nëse ne nuk na duan, ne nuk kemi më dilemë. përpara kauzave tona ne nuk vendosim asgjë. Përpara Shqipërisë nuk mund ta vendosim dot partinë. Bashkë me grupin të vlerësojmë ecurinë e marrëveshjes dhe të dialogojmë me maxhorancën. Pas kësaj alternativat janë të hapura”, u shpreh Idrizi.

Po ashtu ai u shpreh ashpër edhe ndaj ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati mbi qëndrimin e e tij në Athinë për çështjen Çame. Idirizi tha se është mjaft i zhgënjyer nga vizita e ministrit Bushati në Greqi, pasi nuk e ngriti publikisht çështjen çame, por vetëm në takimin e mbyllur me homologun e tij në Athinë.

"Mbetem thellësisht i zhgënjyer me mos avancimin e saj aq sa duhet. Nuk mund të kënaqemi me fjalë boshe.Fakti që Bushati e përmendi çështjen çame si çështje e të drejtave të munguara dhe jo çështje pronash hap përpara. E inkurajova në këtë drejtim. Kjo është rrjedhojë e një ndërgjegjësimi të lartë të politikës shqiptare ndaj çamëve. Por e vërteta më detyron të jem më i rezervuar. Zhgënjimi vjen prej moszbatimit të 3 parimeve kyçe të politikës së jashtme. Ministri i jashtëm duhet ta kishte përmendur çështjen çame edhe në konferencën për shtyp me homologun dhe jo vetëm në takimin kokë më kokë. Argumenti i dy ministrave se çështjet bisedohen për t’u zgjidhur dhe jo për t'u thënë nuk qëndron...Nuk mjafton që këto tabu të mos jenë më në takimet tet a tet por nuk duhet të jenë as për publikun e gjerë. Ruajtja dhe avancimi i standardit nuk mund të bëhet vetëm ne takime me diplomatët por edhe me opinionin publik," deklaroi Idrizi.

Megjithatë për Idrizin, fakti që PDIU aktualisht po përfaqësohet me postin e zv. ministrit të Jashtëm në qeverinë Rama është një fitore e butë, frytet e së cilës do të korren më vonë.

Kreu i PDIU është ndalur edhe te varrezat greke, duke rikonfirmuar vendimin se nëse nuk do të ndërtohen varrezat e shqiptarëve në Çamëri do të pengohet ngritja e atyre greke në Shqipëri. 

“Fatkeqësisht diplomacia jonë çalon. Nëse pala greke pretendon për varre greke, qeveria jonë nuk vendosi përballë kërkesën për varret e partizanëve dhe viktimave të vrarë në Shqipëri... nëse sot ka dy varreza të ushtarëve grekë, a ka për shqiptarët e Camërisë në Filat dhe Parapithi. Është problemi i palës shqiptare që nuk vendos reciprocitetin. Për sa kohë që eshtrat e gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë të masakruar të mos prehen në varreza normale në Greqi, nuk do të lejojmë që të ngrihen varrezat e ushtarëve grekë ne territorin e Shqipërisë," tha Idrizi.
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan