Idrizi pret kryesinë e Shoqatës Patriotike ‘Çamëria’ në Kosovë: Të jetësojmë 'Schengenin' kuqezi, do të heqim barrierat mes dy vendeve

 Idrizi pret kryesinë e Shoqatës Patriotike ‘Çamëria’ në Kosovë: Të jetësojmë 'Schengenin' kuqezi, do të heqim barrierat mes dy vendeve

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi me Shoqatën Patriotike ‘Çamëria’ në Kosovë

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi gjatë ditës së sotme priti kryesinë e Shoqatës Patriotike “Çamëria” në Kosovë të kryesuar nga Përparim Uka.

Takimi nisi me një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Kryetarit të Shoqatës Patriotike “Çamëria”, z. Hektor Sejko. Ai u përkujtua si një patriot fisnik, që punoi për çështjen Çame me përkushtim dhe devotshmëri.

Në fjalën e tij kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi u shpreh se përkrahja e degës së Shoqatës Patriotike “Çamëria” në Kosovë është mbështetje e madhe morale për PDIU-në. Ai tha se “çështja Çame është çështje kombëtare dhe se kjo trevë u sakrifikua për këtë Shqipëri që kemi sot”.

“Ne e kemi për obligim kushtetues ta shpiem përpara çështjen kombëtare. E kemi për detyrë të jetësojmë “Schengenin” kuqezi. Sot Shqipëria është vendi i dytë pas Serbisë për barrierat ekonomike ndaj Kosovës. Ne synojmë që t’i heqim barrierat mes nesh. Ne duam të ngrejmë një Akademi të përbashkët të Shkencave, e cila do të përqendrohet në prognoza për zhvillimet kombëtare. Po ashtu, në programin tonë është edhe përgatitja e platformave të unifikuara të mësimit, pa harruar edhe diasporën”, u shpreh Idrizi.

Më tej ai deklaroi se rruga e zhvillimit dhe forcimit tonë si komb, kalon nga afrimi midis shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë, por apeloi që politika t’i qëndrojë larg folklorizmit të çështjes kombëtare.

Duke iu referuar situatës aktuale në vend, Idrizi deklaroi se “Shqipëria ndodhet në një krizë demokracie, ekonomike dhe demografike”.

“Gjatë viteve të fundit janë larguar nga vendi 450 mijë shqiptarë. Është momenti të ndahemi nga tranzicioni i stërgjatur. Një Shqipëri më e begatë duhet të luajë rol në trevat shqiptare dhe në diasporë. Në jemi pjesë e opozitës së bashkuar dhe do të kemi një maxhorancë të re dhe solide. PDIU do të jetë surpriza e këtyre zgjedhjeve dhe ju siguroj se në parlamentin e ardhshëm do të kemi deputetë që do të ngrenë zërin për çështjen kombëtare”, përfundoi Idrizi.

Kryetari i Shoqatës Patriotike Çamëria në Kosovë, Përparim Uka, u shpreh se vlerat dhe kultura e Çamërisë janë thesar i pashlyer në eposin e kulturës shqiptare.

“Shqipëria ka nevojë për njerëz që kanë dinjitet dhe nuk e harrojnë të kaluarën e popullit shqiptar. Si kryetar i zërit çam në Kosovë kam ardhur të përkrah vëllain tonë çam Shpëtim Idrizi dhe kandidatët e tjerë të PDIU-së. Me fitoren e madhe të PDIU-së me 25 prill ata do të jenë zë i fuqishëm i çështjes kombëtare”, deklaroi ai.

Në takim fjalën e mori edhe kreu i Fondacionit “Hasan Tahsini” Alket Veliu, i cili falenderoi miqtë nga Kosova për mbështetjen duke risjellë shprehjen e një shekulli më parë “pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri”.

“Në ditë të vështira shqiptarët kanë ditur përherë të jenë bashkë. Sot po përballemi me sulm ndaj Çështjes Çame. Qeveria shqiptare e ka hequr atë nga programi, por edhe nga tekstet e historisë. Po ashtu qëndimet e Kryeministrit aktual ndaj Kosovës e Luginës nuk kanë qenë aspak të denja”, u shpreh ai në mbyllje të takimit.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?