Idrizi: Pse po vjen Kotzias në
Tiranë? Replika me minstrin

Idrizi: Pse po vjen Kotzias në<br />Tiranë? Replika me minstrin
Vizita e ministrit të Jashtëm grek në Tiranë, ka qenë objekt i replikave në seancën plenare mes kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati.

Ora 11:22 Bushati: Mes dy vendeve ka marrëdhënie të mira
Më kundërpërgjie, ministri Bushati deklaroi se mes dy vendeve janë marrëdhënia të mira të cilat do të forcohen edhe më tej nëse të gjitha çështjet do të diskutohen në tryezën e përbashkët.

“Disa probleme e kanë origjinën tek Lufta e Dytë Botërore, disa janë aktuale, disa kanë të bëjnë me të ardhmen. Jemi fqinj të mirë, dëshirojmë të kultivojmë marrëdhënie shumë të mira me Greqinë. Marrëdhënia bazohet mbi mirëkuptimin dhe mirësjelljen e askush qoftë me shkrime, qoftë me zëdhënie apo burime nga më të ndryshme mund ta vendosë Shqipërinë në një pozitë të disfavorfshme.Praktika dhe precedentët dhe drejta ndërkombëtare është në favorin tonë. Vizita e kolegut tim javën që vjen në Tiranë është e arsyeshme dhe e logjikshme që të pasohet nga vizita të tjera, kemi ndërtuar një kanal komunikimi. Të dy palët kemi vendosur të gjitha çështjet që mendojmë se janë çështje të përbashkëta pa asnjë lloj tabuje, pavarësisht nëse biem dakord me mënyrën sesi mund adresohen një pjesë e tyre. Unë do isha i gatshëm për të bashkëpunuar në mënyrë më të strukturuar për të organizuar konferencën e famshme në ambientet e Ministrisë së Jashtme, për çdo formë komunikimi që nuk kompromenton pozicionet tona institucinale”, tha Bushati.


Ora 11:00 Idrizi: Pse po vjen Kotzias në Tiranë?
Kreu i PDIU-së  ka hapur këtë të enjte seancën e Kuvendit e cila po zhvillohet pa praninë e opozitës për shkak të vendimit të vete atyre për shkak të përjashtimit nga Byroja të ish kryeministrit Berisha.

Kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi u drejtoi një pyetje kabinetit qeveritar se përse po vinte ministri i Jashtëm grek në Shqipëri, Kotzias

“Heqja e ligjit të luftës në 1940 dhe gjendja e luftës që ekziston mes nesh në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Nuk dua të helmoj atmosferën dhe kështu të rënduar në marrëdhënien mes dy vendeve. Por fshehja e problemeve, intimidimi deri në kompleks, mungesa e reciprocitetit dhe diplomacisë publike nuk na ka ndihmuar në 25 vjet të kemi marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me Greqinë. Pa komplekset profesionale që kaplon Ministrat tanë të jashtëm dua të vendos disa paketa mbi problematikën kryesore midis dy vendeve tona.Jam i vetëdijshëm për qasjen dinjitoze të diplomacisë sonë me fqinjin tonë verior, por na duhet më shumë guxim.

Greqia në mënyrë të paprecedentë në marrëdhëniet ndërkombëtare mbajti mes dy vendeve fqinjë jo thjesht ligjin e luftës, por dhe gjendjen e luftës.

Po pse është mbajtur në këmbë ligji i luftës? Greqia ka dashur të mbajë në këmbë pretendimet territoriale mbi jugun e Shqipërisë, ka dashur të bllokojë pronat e qytetarëve shqiptarë në territorin e vet por dhe për të bllokuar lëvizjen e lirë të tyre në drejtim të trojeve ku kanë lindur dhe ndodhenshtëpitë e të parë.

Edhe pas nënshkrimit të Traktatit të Miqësisë 20 vjet më parë, Greqia mbajti në këmbë ligjin e luftës. Për pretendimet territoriale de juro ka hequr dorë siç thotë Traktati dhe siç e ka pranuar Presidenti Stafanopullos në konferencë shtypi me Presidentin tonë Moisiu.

Por pasuritë që vlerësohen mbi 10 miliard dollarë mbeten të bllokuara.Në Prefekturat e veriut ku jetojnë shqiptarët ka pasur dhe ka ende regjim special juridik, nuk lejohet shitblerja e pronës, lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, konkretisht i anëtarëve të komunitetit çam që edhe sot i është kufizuar deri në mohim e drejta për të parë vatrat e të parëve.,
tha Idrizi

Rendi i ditës
Seanca e 2 qershorit e Kuvendit do të zhvillohet pa deputetët e Partisë Demokratike, në bazë të vendimit të deputetëve demokratë për të bojkotuar më 10 ditë veprimtarinë parlamentare.

Këtë vendim opozita e ka marrë në mbështetje të ish- kryeministrit Sali Berisha, i cili duke vijuar akuzat kundër kryeministrit Edi Rama në seancën e fundit paralamentare, është përjashtuar për 10 ditë nga aktiviteti i Kuvendit.

Seanca e sotme parashikon diskutimin e disa pr/ligjeve të fushës së financave, ndërsa në fund do të votojnë dhe pr/ligjet e mbartura nga seanca e kaluar./atsh

*Lajmi në Përditësim

Redaksia online
(s.m/shqiptarja,com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi