Idrizi: Rakipi i fundit deputet çam
në Parlament, nuk di pse e hoqën

Idrizi: Rakipi i fundit deputet çam<br />në Parlament, nuk di pse e hoqën<br>
I ftuar në studion e “Repolitix”, shpëtim Idrizi u shpreh se mandati i PDIU në Tiranë u mor, qoftë me Kod Zgjedhor, qoftë me vjedhje votash.

“PDIU nuk është në asnjë udhëkruq, ne na është marrë një mandat edhe me kod edhe me vjedhje votash. Ka pas një vëmendje të shtuar që mandati i PDIU në Tiranë të mos merret”, u shpreh Idrizi.

“Ne duhet të ishim shoqatë por u detyruam të ishim parti dhe po sillemi si parti e mirëfilltë, shë shpejti PDIU do të hyjë në një proces ristrukturimi dhe zgjedhjesh shumë shpejt”, tha kreu i PDIU.

Për sa i përket heqjes së mandatit të deputetit Aqif Rakipi, Idrizi u shpreh i habitur se pse ja hoqën mandatin, dhe se ishte deputeti i fundit çam në Parlamentin shqiptar.

“Më vjen keq që deputeti Rakipi, iu hoq mandati, i fundit deputet çam në parlament. Nuk di pse iu hoq mandati ishte e paqartë”, theksoi Idrizi.

“PDIU, është në opozitë pasi PS qeveris e vetme dhe deputetët tanë do të votojnë qeverinë gjithmonë që do të duket e nevojshme. Për sa i përket zgjedhjeve lokale ka kohë të mendojmë. Këshilltarët tanë në pushtetin lokal kanë marrë instruksione që të votojnë në interes të qytetarëve”, tha kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi. 

Er.K/Sjqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane