Idrizi: Së shpejti një portal online
për rregjistrimin e çamëve në Greqi

Idrizi: Së shpejti një portal online<br />për rregjistrimin e çamëve në Greqi
Shoqata Çamëria së bashku me PDIU kanë nënshkruar sot një memorandum bashkëunimi për avancimin e çështjen çame dhe zgjidhjen e përfundimtare të saj.

Në aktivitetin e mbajtur këtë të shtunë kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi bëri me dije se çështja çame është futur falë përpjekjeve të kësaj force politike në rrafshin diplomatik.

“Vetëm pak ditë më parë ndodhi një takim Kotzias-Bushati. Ne bashkëpunues diplomatik, treguam që ekzistojmë dhe që çështja çame ekziston. Qarqe të caktuara kanë riprodhuar vazhdimisht tezën greke duke përcjellë qëndrime diplomatike greke, duke thënë se çështja çame nuk ekziston. Po unë jam i bindur se sot ka ndodhur diçka historike. Falë shoqatës “Çamëria” deri në 2005 dhe PDIU-së e rikthyem çështjen çame në axhendën diplomatike të 2 vendeve. Shkoni lexoni protokollet dhe do të shihni se pas vitit 1996 kjo çështje është përmendur fare pak. Falë fuqisë sonë, zgjerimit tonë ne e kthyem në axhendë e bëmë pjesë të saj. Kurrë shqiptarët nuk kanë qenë më të fortë dhe më afër perëndimit se sot”, deklaroi ai.

Ai bëri me dije se së shpejti do të hapet një portal online për rregjistrimin e të gjithë çamëve në Greqi të pronave të tyre e çdo gjë që lidhet me to për të patur kështu një numër të saktë.

Kreu i PDIU-së tha se në Kongresin e PDIU, avokati i çështjes çame na dorëzoi një studim fizibiliteti për hapat që do ndjekim për zgjidhjen e çështjes çame. “Ne do të ngremë një grup pune për të realizuar të gjithë hapat që parashikohen në këtë dokument për zgjidhjen ligjore të çështjes çame. Së shpejti një portal për regjistrimin e qytetarëve çame”, tha Idrizi.

Idrizi tha se edhe arritjet në futboll kanë xhelozuar vendet fqinje. Por është një shërbim politik. Diplomacia greke po na bërtet në distancë duke thënë se çështja çame nuk ekziston. Ka gjetur edhe një banderolë që denonconte gjenocidin grek të vendosur nga tifozë evropiane. Por rasti flagrant në ndeshjen Greqi-Mali i Zi? Ne duhet të veprojmë mençurisht. Do bëjmë të gjitha ato hapa që parashikohen në marrëveshje deri në zgjidhjen e çështjes çame”, deklaroi Idrizi.

Edhe kreu i shoqatës “Çamëria”, Abaz Hado deklaroi se kjo marrëveshje është një dokument historik.
“Ndihem i privilegjuar që për herë të parë shoqata “Çamëria” ka një partner politik që po lufton për të zgjidhur çështjen çame. Nuk është vetëm një akt formal por një dokument historik. Akt historik në përpjekjet 25-vjeçare të shoqatës ‘Çamëria’”, tha Hado.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr