Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi foli dje në një takim për elektoratin. Në fjalën tij ai foli për arritjet politike deri tani dhe objektivat që ka për të ardhmen. Idrizi theksoi se zgjidhja e çështjes çame është shumë afër.

Ai tha se më 21 maj do të zhvillohen zgjedhjet brenda partisë për të gjitha strukturat e saj. "Do të ketë riorganizim të partisë, duke shtuar se do të forcohet roli i gruas dhe pjesëmarrje 30 përqind e të rinjve në parti", u shpreh Idrizi.