Idrizi: Shqiptarët po ikin përditë
për shkak të politikës 27-vjeçare

Idrizi: Shqiptarët po ikin përditë<br />për shkak të politikës 27-vjeçare
BERAT-"Shqiptarët po ikin çdo ditë për shkak të politikës 27-vjeçare." Kështu është shprehur Shpëtim Idrizi gjatë një takimi me votuesit në Berat.
 
Kreu i PDIU u ka kërkuar qytetarëve që të votojnë numrin 13 për t'i dhënë fund zig-zageve në vend numëro. Sipas tij, partitë flasin për reforma në fushatë por kur vijnë në pushtet bëjnë vetëm pauza.
 
“Shqiptarët po ikin përditë, këtë vit janë 20 mijë shqiptarë që po e braktisin këtë vend për shkak të politikës 27-vjeçare që flet për reforma, por bën zig-zake e neve na le në vend. Flasin për reforma, por sa vijnë në pushtet bëjnë pauza. Flasin për integrimin, por kur dalin në opozitë ngrenë çadra një herë njëra palë, e një herë pala tjetra. Ne nuk duam politikanë që të konkurojnë", u shpreh Idrizi.

Kryetari i PDIU-së theksoi se ndarja në 12 zona zgjedhore është e padrejtë, pasi vota nuk është e barabartë në të gjithë qarqet.
 
Shpëtim Idrizi u kërkoi qytetarëve të Beratit që të votojnë PDIU-në dhe kryesuesin e listës në këtë qark, Albano Idrizin.

“A mund të më thoni pse sot e kemi ndarë Shqipërinë në 12 qarqe? Unë e di shumë mirë, padrejtësia historike neve na ndau në 5 shtete. Nuk e kuptoj pse na ndau në 12 qarqe dhe jo në 4 apo 5. Për të nxjerrë një deputet në Qarkun e Beratit duhen 13-15 % e votave, kurse në Tiranë duhen 2.7% e votave. Pse në Kukës për të nxjerrë një deputet duhen 33% e votave. Kjo është arsyeja pse vota e shqiptarëve nuk është e barabartë me këtë ndarje", tha Idrizi.
 
Ndërkohë kryesuesi i listës u shpreh gjatë takimit se është koha që të largojmë me votë deputetët turistë që vetëm e zhvatën ndër vite Beratin.  

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë