Idrizi takim me Lu dhe Vlahutin:
Mbështesim variantin e ri të reformës

Idrizi takim me Lu dhe Vlahutin:<br />Mbështesim variantin e ri të reformës
Kryetari i PDIU ka zvilluar një takim me ambasadoren e BE Romana Vlahutin dhe ambasadorin amerikan Donald Lu. Idrizi u informua për zhvillimet e fundit për reformën në drejtësi dhe propozimim e ndihmës sekretares së Shtetit, Viktoria Nuland.

Idrizi ka falenderuar ambasadorët për ndihmën shumë të çmuar për reformën në drejtësi dhe angazhimin e tyre për miratimin e kësaj reforme ekstremisht të rëndësishme për shëndoshjen e institucioneve e të shtetit ligjor dhe demokracisë në Shqipëri.

Ai theksoi faktin se 90 përqind e shqiptarëve dhe të gjitha forcat politike janë shprehur për rëndësinë dhe domosdoshmërinë e kësaj reforme. Shpëtim Idrizi vuri theksin në qëndrimin e PDIU-së në favor të kësaj reforme dhe mbështetjen për variantin e ri të kompromisit të dhënë së fundi nga partnerët ndërkombëtarë.

PDIU i ka bërë thirrje të gjitha partive parlamentare dhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë ta miratojnë dhe këtë nen të fundit duke e konsideruar një mundësi të qartë kompromisi propozimin e ndihmës sekretares së Shtetit për rekomandimin 88.

Idrizi shprehu pozicionin e PDIU-së që në rast mos gjetjes së kompromisit për rekomandimin 88 është mirë të shkohet në referendum.

Idrizi i shprehu ambasadorëve qëndrimin e qartë të PDIU-së që neni 18, i cili i hap udhë martesave homoseksuale nuk është pjesë e reformës në drejtësi, por megjithë qëndrimin kundër, sipas tyre kjo çështje ka nevojë për një debat më të gjerë publik. Idrizi ngulmoi se pjesë e këtyre ndryshimeve kushtetuese duhet të jenë edhe propozimet e janarit të bëra nga PDIU, veçanërisht ajo e zgjedhjes së Presidentit nga populli. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot