Ky takim i Ramës e Metës me Idrizin u bë në atë kohë për të vendosur një bashkëpunim të mundshëm ndërmjet tyre përsa i përket miratimit të reformës territoriale. Kjo pasi në atë kohë, Komisioni për Reformën Territoriale kishte ende klauzolën se pa praninë e opozitës nuk mund të zhvilloheshin mbledhjet pasi nuk kishte kuorum. Pavarësisht se në atë kohë u mendua se ndërmjet Idrizit, Ramës e Metës ishte arritur një marrëveshje, ajo mbet e pezull. Edhe pas atij takimi, Meta ka zhvilluar një delegacion zyrtar në Danimarkë ku me vete kishte edhe Shpëtim Idrizin.
Krahas Danimarkës, Idrizi ishte me Metën edhe në vizitën në Kosovë ku tentativat për një bashkëpunim të mundshëm ndërmjet tyre nuk kanë munguar. Gjithsesi deri më tani nuk ka një qëndrim zyrtarë nëse çamët do të bashkohen me mazhorancën përsa i përket miratimit të reformës territoriale.
Shkrimi u përditësua në 25 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com)