Zëvendëskryetari i Kuvendit, Shpëtim Idrizi priti sot në një takim ambasadorin e Kuvajtit, SH.T.Z Fayez Mishari AlJassim.

“Gjatë takimit, Idrizi dhe ambasadori i Kuvajtit theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera historike mes dy vendeve dhe bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, bujqësisë, arsimit, infrastrukturës, mbështetjen e pakursyer për shtesat në nevojë”, bëjnë me dije burime zyrtare nga zyra e shtypit pranë Kuvendit.

“Nga ana e tij, Idrizi shprehu angazhimin për ngritjen e urave të reja lidhëse për bashkëpunime të tjera të suksesshme mes Shqipërisë dhe Kuvajtit”, shtojnë të njëjtat burime.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)