Idrizi: Uroj që 2017 të jetë
i mbarë për Çamërinë 

Idrizi: Uroj që 2017 të jetë<br />i mbarë për Çamërinë 
Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi ka zgjedhur të urojë shqiptarët nëpërmjet një urimi të veçantë, në qendër të së cilit janë shqiptarët kudo që ndodhen.
 
Duke rikthyer edhe njëherë në vëmendje lajmet e mira dhe të këqija për sa i përket Çështjes Çame, integrimit  të Shqipërisë në Bshkimin Europian, Idrizi u uron të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen shëndet, më shumë pozitivitet, harmoni, e dashuri mes tyre. 
 
Kreu i PDIU ka uruar gjithashtu që viti i ri që vjet të jetë sa më i mbarë edhe për çështjen çame.

Urimi i plotë i Idrizit
 
Shqiptaria ka qenë përherë shëndetligë, por asnjëherë nuk ka rënë, kurrë nuk u gjunjëzua.
 
Ndaj pikësëpari dua të uroj shëndet për çdo shqiptar dhe shëndet të plotë për shqiptarinë.
 
Gëzuar e një vit të mbarë për të gjithë shqiptarët, ku i ka vendosur Zoti në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Çamëri, Malin e Zi dhe Diasporë!
 
Viti që sapo lamë pas na dha disa kumte të mira, por edhe të këqija. Armiqtë na sfidojnë me muret të larta si në Mitrovicë apo paragenocid si në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
 
Miqtë na kanë gëzuar me njohjen e Çështjes Çame në Bashkimin Europian, me përparimin në fushën integrimit europian si për Shqipërinë, ashtu dhe Kosovën.
 
Këto ngjarje si të mira, si të këqija duhet t’i përjetojmë me urtinë dhe guximin e identitetit tone .
 
Qoftë ky një vit i mbarë me më shumë pozitivitet, harmoni, e dashuri mes shqiptarëve!
 
Qoftë vit i mbarë për Çamërinë! E mbajtëm padrejtësinë e diskriminimin mbi shpinë si Gurin e Sizifit, të sigurtë që drejtësia do të triumfojë një ditë e shpirtrat e gjyshërve tanë një ditë do të gjejnë prehje.
 
Sot, falë Zotit e përkrahjes së gjithë shqiptarëve gurin e mundimeve e ngjitëm në majë të malit. Tani të gjithë bashkë do bëjmë të mundur që “Ora e mbarë për Çamërinë të mos mënojë ! "

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Itali/ I kthenin shtëpitë me qira në baza droge dhe monitoronin Policinë me kamera, arrestohen 2 shqiptarët! U gjenden armë, municione, kokainë dhe hashash

Itali/ I kthenin shtëpitë me qira në baza droge dhe monitoronin Policinë me kamera, arrestohen 2 shqiptarët! U gjenden armë, municione, kokainë dhe hashash