Idrizi: Varreza për çamët e vrarë
ose nuk lejojmë për ushtarët grekë

Idrizi: Varreza për çamët e vrarë<br />ose nuk lejojmë për ushtarët grekë
TIRANE - Nëse nuk ngrihen varrezat për çamët e vrarë, nuk do të lejojmë ndërtimin e varrezave të ushtarëve grek në vendin tonë. Këtë paralajmërim dha nga salla e Kuvendit kreu i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi.

Ai vuri në fokus të fjalës së tij edhe vizitën e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati në Greqi, ku tha se është shqetësuese që nuk u fol për çështjen çame.
 
"Ne kemi kërkuar ngritjen e varrezave për çamët e vrarë nga bandat e Napolon Zervës.  Do të marrim masa për moslejimin e ngritjes së varrezave të ushtarëve grek në Shqipëri. Së bashku me shoqërinë civile do marrim masa”, tha Idrizi.
 
Redaksia Online
Shqiptarja.com
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik