IFIMES: Berisha prej Topit
humbet dhe shumicën

Instituti ndërkombëtare për Lindjen e Mesme dhe studimet e Ballkanit me qendër në Ljubjanë ka kryer një studim për situatën në Shqipëri. Duke ju referuar përspektivës, IFIMES thotë se Topi është duke formuar një parti të qendrës së djathtë që mund të bëhet konkurruese me PD e kësaj Berisha i frikësohet shumë.

IFIMES thotë se qeveria Berisha e cila ka mazhorancën mund ta humbasë atë në momentin kur Presidenti aktual Bamir Topi të krijojë partinë dhe kur disa deputetë të zhvendosen tek ai. Në këtë situatë zgjedhjet e reja parlamentare mund të mbahen në vjeshtën e këtij viti. Kjo do të nënkuptonte një fund për Sali Berishën dhe karrierën e tij e cila nisi që në kohën e Enver Hoxhës si mjek e më pas u zgjodh President në vitet '90.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje