Çifti më jetëgjatë i Hollywood-it! Aktori Kirk Douglas 102 vjeç dhe bashkëshortja festojnë 64 vite martesë

Çifti më jetëgjatë i Hollywood-it! Aktori Kirk Douglas 102 vjeç dhe bashkëshortja festojnë 64 vite martesë

Patriarku i familjes Douglas, Kirk ka festuar 102 vjetorin e lindjes ndërsa bashkëshortja e tij Anne Buydens është 100 vjeç. Aktori dhe bashkëshortja e tij kanë plot 64 vite të martuar.

Kirk është fituesi më i madh i çmimeve Oskar. Ata kanë jetuar një histori të gjatë dashurie dhe gjithçka filloi në kulmin e suksesit të Kirk. Anna u lind në vitin 1919 në Hanover të Gjermanisë, dhe më pas u largua me familjen e saj në Belgjikë. Ajo u mirëedukua, duke arritur të mësoja disa gjuhë të huaja si anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht. Producentja jetonte dhe punonte në Paris në vitin 1953 kur dhe u takua për herë të parë me aktorin.

Sipas kujtimeve të tyre, Douglas e ftoi të darkonte me miqtë e tij  në një restorant elegant.

‘Jo, faleminderit, mendoj se do të shkoj në shtëpi dhe të bëj disa vezë të fërguara’ mësohet t’i ketë thënë Anna, diçka që aktori nuk e priste. Megjithëse Douglas ishte i mërzitur nga refuzimi i saj, aktori më pas e punësoi si publicisten e tij.

Pavarësisht viteve të gjata të martesës, Anna ka treguar se Douglas nuk i ka fshehur asnjëherë ‘prapësitë’ e tij prej saj. "Si evropiane, kuptova se ishte joreale të pritej besnikëri e plotë në martesë" ka treguar Anne për sa i takon vështirësive të të qenurit e martuar me një yll Hollywoodi. 

Kirk Dagllas ka qenë i martuar më parë me aktoren britanike Diana Dill me të cilën ka dy fëmijë, aktorin Michael Douglas dhe producentin Joel Douglas. Tre vite pas divorcit me të, aktori u martua me producentë Anne dhe së bashku u bënë prindër të dy fëmijëve Peter Vincent dhe Eric i cili vdiq në moshën 46 vjeçare për shkak të abuzimeve me drogën.

/The VintageNews.com

1/4
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)