Patriarku i familjes Douglas, Kirk ka festuar 102 vjetorin e lindjes ndërsa bashkëshortja e tij Anne Buydens është 100 vjeç. Aktori dhe bashkëshortja e tij kanë plot 64 vite të martuar.
Kirk është fituesi më i madh i çmimeve Oskar. Ata kanë jetuar një histori të gjatë dashurie dhe gjithçka filloi në kulmin e suksesit të Kirk. Anna u lind në vitin 1919 në Hanover të Gjermanisë, dhe më pas u largua me familjen e saj në Belgjikë. Ajo u mirëedukua, duke arritur të mësoja disa gjuhë të huaja si anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht. Producentja jetonte dhe punonte në Paris në vitin 1953 kur dhe u takua për herë të parë me aktorin.
Sipas kujtimeve të tyre, Douglas e ftoi të darkonte me miqtë e tij në një restorant elegant.
‘Jo, faleminderit, mendoj se do të shkoj në shtëpi dhe të bëj disa vezë të fërguara’ mësohet t’i ketë thënë Anna, diçka që aktori nuk e priste. Megjithëse Douglas ishte i mërzitur nga refuzimi i saj, aktori më pas e punësoi si publicisten e tij.
Pavarësisht viteve të gjata të martesës, Anna ka treguar se Douglas nuk i ka fshehur asnjëherë ‘prapësitë’ e tij prej saj. "Si evropiane, kuptova se ishte joreale të pritej besnikëri e plotë në martesë" ka treguar Anne për sa i takon vështirësive të të qenurit e martuar me një yll Hollywoodi.
Kirk Dagllas ka qenë i martuar më parë me aktoren britanike Diana Dill me të cilën ka dy fëmijë, aktorin Michael Douglas dhe producentin Joel Douglas. Tre vite pas divorcit me të, aktori u martua me producentë Anne dhe së bashku u bënë prindër të dy fëmijëve Peter Vincent dhe Eric i cili vdiq në moshën 46 vjeçare për shkak të abuzimeve me drogën.
/The VintageNews.com