Igli Cara: Basha më keq se Enver
Hoxha, refuzoj ta quaj kryetar 

Igli Cara: Basha më keq se Enver<br />Hoxha, refuzoj ta quaj kryetar 
Nëse do të kishte një garë të ndershme, unë i pari do të thosha: T’i fitove unë do të jem ushtari i partisë tënde. Por unë refuzoj që këto t’i quaj zgjedhje. Unë kam refuzuar vjedhjen e Edi Ramës që e kam kundërshtar politik nuk mund të pranoj që të vidhen zgjedhjet në shtëpinë time sikur po bën Lulzim Basha. Refuzoj ta quaj kryetar pas këtyre zgjedhjeve farsë”.
 
Kështu është shprehur deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara në një intervistë për emisionin “Fol me mua”.
 
Igli Cara ka qenë mjaft i ashpër me Lulzim Bashën, ndërsa shprehet se edhe Enver Hoxha vendimet e rëndësishme i merrte me njerëz të afërt dhe asnjëherë vetëm sikur bëri Basha me listat.
 
“Pse duhen fshehur listat. Ne jemi parti legale, nuk jemi parti komuniste. Berisha e ka mbledhur gjithmonë kryesinë sa herë ka pasur lista. Kam përshtypjen që Enver Hoxha dhe Nexhmija nuk i bënin listat vetëm pa pasur një konsultë” deklaroi ai.
 
Igli Cara i zgjedhur në 2013 në qarkun e Durrësit si deputet i PD u la jashtë nga lista Basha në zgjedhjet e 25 qershorit. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull