Igli Cara takim me përfaqësues të Shoqatës së të verbërve në Durrës: Bashkia nuk u kushton vëmendjen e duhur, situatë e papranueshme

Igli Cara takim me përfaqësues të Shoqatës së të verbërve në Durrës: Bashkia nuk u kushton vëmendjen e duhur, situatë e papranueshme

1682333557_finalprojekt.04204121.Still042.jpg

Kandidati i koalicionit Berisha-Meta, për kryetar të Bashkisë Durrës, Igli Cara ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Shoqatës së të verbërve, të cilët e kanë vënë theksin te problematika konkrete, që ndikojnë në cilësinë e jetës së tyre. Kryetari i Shoqatës "Shpresë për të Verbërit", Sajmir Farrici ka thënë ndër të tjera se sipas ligjit transporti publik për këtë kategori duhet të jetë falas, ndërsa ai interurban me çmim të reduktuar, 50%  të vlerës. Ai ka nënvizuar se, ky vendim vazhdon të mos gjejë zbatim  nga Bashkia e Durrësit, megjithëse Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi i ka dhënë të drejtë disa herë.

Cara e ka cilësuar si të papranueshme situatën, që vazhdon të jetë e njëjtë ndër vite, ndërsa ka risjellë në vëmendje përgjegjësinë dhe detyrimet e përcaktuara me ligj, por që nuk gjejnë zbatim nga Bashkia e Durrësit. Kandidati, që garon për të marrë drejtimin e këtij institucioni ka siguruar se pas 14 majit, situata do të ndryshojë.

Në të njëjtën kohë, Cara është shprehur se mbështetja e tij do të jetë e vazhdueshme për këtë kategori.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet e 14 majit/ Kandidatët për kryebashkiakë vijojnë fushatën dhe premtimet! Sako: Të vijojmë punët! Goro: Do realizojmë projektet që kemi në letra


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën