Çështja e qendërsulmuesit ka qenë prej kohësh problemi kryesor i Milanit. Mungesa e zgjatur e Gimenez për shkak dëmtimi konfirmon nevojën për të hedhur sytë përsëri në tregun e transferimeve për të mbushur boshllëkun në skuadrën kuqezi.

Për këtë arsye, ditët e fundit Igli Tare ka gjetur akordin me sulmuesin Niclas Fullkrug, i cili po largohet nga West Ham pas një fillimi të dobët të sezonit, për të mos thënë më shumë dhe praktikisht e ka vulosur marrëveshjen. Ish-lojtari i Borussia Dortmund do të bashkohej në huazim me mundësi blerje.

Detajet e fundit në lidhje me shifrën e mundshme të blerjes po sqarohen dhe qëllimi i Milanit është ta vërë atë në dispozicion të Allegrit menjëherë dhe të nënshkruajë me të në kohë për ndeshjen e planifikuar për më 2 janar kundër Cagliarit.

Mundësia për ta blerë do t’i lejojë kuqezinjtë të vlerësojnë sulmuesin në muajt në vijim dhe më pas të vendosin për të ardhmen e tij, e cila mund të varet edhe nga ajo e Dusan Vlahovic, një mundësi transferimi dhe objektivi i vërtetë i Allegrit për afatin e ardhshëm kalimtar të verës.