Milot Rashica, mesfushori shqiptar me tipare sulmuese që luan në Holandë për Vitesse-n është një nga emrat e ‘nxehtë’ në orbitën Lazio, raportojnë mediat italiane.
Ai që mund të jetë një nga futbollistët shqiptarë më premtues, dëshirohet edhe nga Napoli, Everton, e tanimë edhe Lazio.
Sipas tuttomercatoëeb.com, drejtori sportiv i Lazio-s, Igli Tare është i interesuar për të sjellë te bardhë e kaltrit talentin shqiptar. Por pavarësish kësaj, Napoli shihet si favorite në negociatat me mesfushorin me tipare sulmuese në raport me konkurentët, pasi është skuadra e parë që ka nisur kontaktet me të.
Një lëvizje e Rashicës drejt skuadrës kryeqytetase do të sillte edhe në afrimin e mesfushorit të Lazio-s Antonio Candreva drejt Interit, shkruajnë mediat pranë zikaltërve.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com