Igli Tare sulmon ashpër Armand Dukën, për bashkëpunimin me Serbinë dhe lejimin pa kriter të lojtarëve të huaj në Superiore
Igli Tare dhe Armand Duka
Ish sulmuesi i Kombëtares dhe ish-drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka sulmuar ashpër presidentin e FSHF-së Armand Dukën dhe anëtaret e Komitetit Ekzekutiv që vendosën lejimin pa limit të aktivizimit të lojtarëve të huaj në Superiore.
Kjo sipas Igli Tares është një shuplakë e rëndë që i jepet futbollit shqiptar dhe akademive.
“Për mendimin tim kjo është shumë e gabuar sepse prioriteti i FSHF-së duhet të jetë niveli dhe cilësia e kampionatit por mbi të gjitha edhe formimi i lojtarëve shqiptar.
Une do të isha me një rregull që të paktën tre lojtarë nën moshën 21- vjeçare duhet të jenë në fushën e lojës në çdo skuadër sepse atëhere duhet të thotë që i jepet besimi dhe ktyre lojtarëve të rinj sepse është shumë e rëndësishme për të mos i lënë pas dore.
Po të shikojmë ekipet Kombëtare të moshave gati 80% e tyre janë me lojtarë që formohen jashtë Shqipërisë dhe ka shumë vend për të përmirësuar në këtë aspekt dhe për këtë mendoj që të paktën tre lojtarë nën moshën 21- vjeçare duhet të jenë në ekipet e Superiores”, tha Tare në një intervistë televizive.
Gjithashtu ai doli dhe kundra organizimit të europianit te U-21 që FSHF do të bëjë në bashkëpunim me Serbinë.
“Nuk jam kundër organizimit të këtyre momenteve, por është koha dhe momenti i gabuar që ne ta organizojmë këtë event me një shtet tjetër që dihen tashmë të gjitha ato problematika që ne i kemi pasur historikisht.
Do të ishte e gabuar që të organizohej duke pasur parasysh sensibilitetin që ka si çështje sa i përket popullit tonë. Nuk jam dakord nese do të ishte një kandidaturë e tillë”, u shpreh Igli Tare.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
68.5%
-
Jo
25.2%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 615
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Superliga kthehet në estradë, Dinamo i lë ndeshjen Skënderbeut në Korçë! Gega debuton me tri pikë te Partizani
30 Mars, 11:05
-
Renditja/ Egnatia barazon 2-2 ndaj Vllaznisë, kampionët sigurojnë 'Final 4'! Dinamo fiton derbin, Partizani shpërdoron penallti në limite! Toma 'ngjall' Teutën
28 Mars, 08:57
-
Koço Kokëdhima dhe trajneri Maringlen Kule fjalor të pahijshëm dhe presion në ndeshjen e femrave, presidenti i Apolonisë nën hetim: Jepja në tavolinë bq m*** (VIDEO)
27 Mars, 10:09
-
Tirana dhe Bylis barazojnë 2-2, miqtë protestojnë për gjykimin dhe tërheqin ekipin! Tifozët bardheblu kërkojnë të futen në fushë
27 Mars, 08:40
-
Fier/ Incident në ndeshjen e futbollit Apolonia-Gramshi për femra, Koço Kokëdhima shtyn dhe kërcënon gjyqtarin! Takimi duhej ndërprerë, por u rinis pas presioneve? (VIDEO)
26 Mars, 18:50
-
Kategoria e Parë/ Pogradeci i bën 'gjëmën' Flamurtarit, Vora fiton me 'poker' dhe shkëputet në renditje! Klubi vlonjat shkarkon trajnerin italian, pritet vetëm zyrtarizimi
26 Mars, 15:55
-
Superliga/ Sot Tirana - Bylis për mbijetesën, agjenda e raundit të 31-të! Ndeshjet në dy ditë
26 Mars, 11:32
-
Tifozat Kuq e Zi ‘i zënë’ derën FSHF-së: Djemtë e zgjedhur të Arbërisë, kundër pazareve në emër të Shqipnisë
26 Mars, 09:40
-
Luhet derbi Tirana - Partizani, mësohet agjenda e Superligës për tre javët e ardhshme
25 Mars, 12:02
-
Nën shënjestrën e Tifozave Kuq e Zi për 90 minuta, Armand Duka: Synojmë një vend në Botëror
25 Mars, 10:39
-
'Që tani po mendojmë për Serbinë', Sylvinho e pranon: Anglia mund të na shënonte pesë gola
25 Mars, 09:54
-
Botërori/ Kombëtarja bën autokritikë, mposht 3-0 Andorrën dhe merr vendin e dytë në grup! Tifozët revoltë kundër FSHF-së
24 Mars, 16:30
Kam pershtypjen qe I.Tare ja ka vene syrin kolltukut te sulltan Dukes I,gjithashtu jam dakord me z.Tare per sa i perket opinionit te tij per lojtaret e huaj pa limit ne skuadrat tona.
PërgjigjuIgli Tare meriton president I federates !
PërgjigjuO vllaznit tan Dardana kur ju thonim ne që Berisha, Meta dhe Duka punojn kundra shtetit Shqiptar, ju bashk me Kurtin thoshit kta jan patriota. Më mirë vonë sesa kurr të bëhemi bashk ti zhdukim kta nga trojet Shqiptare.
PërgjigjuJo vetëm Berisha /Meta, por Rama duka njëri në sport e tjetri në politikë jan me zemër e shpirt në anën e Serbisë,krejt hapur ,pa turp e pa frigë!
Ky "president" i FSHF, èshtè Flamur Noka i sportit. Shqiptarèt, kanè 35 vjet qè shohin tè lodhur dhe tè pashpresè, sesi çdo gjè e tyre, pèrdhoset dhe shkelet me kèmbè nga injoranca e Mulève nga Shishtaveci apo Shijaku. Askush tè mos ketè iluzione. Injoranca e fryrè me paratè e korrupsionit dhe maskarallèkut antikombètar, nuk largohet ndryshe nga zyrat e uzurpuara,,,,pèrveçse SPAK "gjen kohè" edhe pèr Mulin e futbollit shqiptar. Personalisht, e kam pèr turp tè pranoj si drejtues tè njè institucioni tè shtetit tim, njè format kaq tè ulèt saç kemi. SPAK,,,,,JUST DO IT. Fillojeni me stadiumin me kullè, ku shqiptarèt mund ta shohin nga brènda, vetèm nèse konsumojnè nè mejhanet e ngritura nè brendèsi tè tribunès kryesore sè stadiumit, nga qeraxhinjtè e krimit. Stadiumi kombètar, èshtè pasuri kombètare dhe jo pulari Shijaku. Çlironi Shqipèrinè nga injoranca kriminale, nga korrupsioni institucional, nga llumi shqipfolès.
Përgjigju