Lazio fitoi dje 1-0 me Romën në Serie A, duke u ngjitur në vendin e dytë në kampionat. Kryeqytetasit veç fitores në derbin historik lënë pas Interin, që u mund nga Juventusi në Milano. Në lidhje me renditjen dhe heqjen e 15 pikëve nga Federata për Juventusin për shkak të "plusvalencave", drejtori i Lazios, Igli Tare sheh Juven në vendin e dytë, paçka se për momentin bardhezinjtë janë në Apel për rikthimin e pikëve.
"Unë e cilësoj Juventusin të dytin në klasifikim. Duhet të shohim çfarë ndodh nga këtu deri në fund të kampionatit, por nga pikët që ka bërë e cilësoj Juventusin të dytin në renditje”, u shpreh Tare.
Duket se shqiptari i Lazios është me këmbë në tokë, duke motivuar të tijtë që të jenë më kërkues në ndeshjet e mbetura këtë sezon. Nga ana tjetër, Tare ka "tërbuar" tifozët zikaltër me deklaratën e tij.