IGUMENICË-Policia greke ka zbukuar mesditën e kësaj të mërkure 66 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Mësohet se droga u gjet në zonën pyjore Milia, në Igumenicë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë sekuestruar 46 pako me 66 kg 341 gramë.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet e menjëhershme për identifikimin dhe kapjen e poseduesve të lëndës narkotike.

Redaksia Online
S.N/Shqiptarja.com