Ikën Britania nga BE-ja, tërmet në
Europë, liderët mbledhje urgjente

Ikën Britania nga BE-ja, tërmet në<br />Europë, liderët mbledhje urgjente
Lajmi fill pas mbajtjes së referendumit se Britania vendosi të dalë nga Unioni Europian ka shkaktuar një shok për mbarë Europën. Liderët e themeluesit e BE e kanë cilsuar si gjendje shoku vendimin e Britanikëve për të dalë nga Europa megjithatë theksojnë ato ky nuk ëhstë fundi i botës.

Për këtë themeluesit lajmëron ministria e jashtme gjermane të gjithë liderët do të mblidhen të shtunën e 25 qershorit. Presidenti i Këshillit të BE-së Donald Tusk u shpreh i vendosur se BE do të mbajë unitetin e saj me 27 shtete anëtare dhe derisa Britania të largohet do të respektohen rregullat e BE-së.

"Ky është një moment i rëndë dhe dramatik edhe për Britaninë. Tani do të mbetemi 27 vende, por edhe largimit të Britanisë do të vazhdojmë me ligjet tona”.

Reagimet Europiane pas vendimit për daljen nga BE-ja

Ora 11:30 Schulz: Nuk ka efekt domino!
Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schuls mohoi që dalja e Britanisë nga Bashkimi Evropian të kishte një efekt domino, duke deklaruar se BE-ja është e “përgatitur”.
“Vendimi i Britanisë për t’u larguar nga BE-ja nuk do të shkaktojë vendime të ngjashme tek vendet e tjera anëtare”, tha Presidenti i Parlamentit të BE-së, Schulz.
 “Unë nuk jam i tronditur”, tha ai, duke shtuar: “Ne ishim të përgatitur.”

Ora 11:24 Lavrov: Punë e brendshme e Britanisë
 Një qëndrim mjaft i prerë ka qenë ai që ka mbajtur Moska zyrtare. Punë e brendshme e Britanisë e ka cilësuar daljen e Britanisë nga BE ministri i punëve të jashtme ruse

Ora 11:10 ​Ish-zv/ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Edith Harxhi: E dija që Britania do dilte nga BE
Ish-z/ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Edith Harxhi në një prononcim për Report TV është shprehur e bindur se ky do të ishte vendimi i Britanikëve. Ndërkohë që, tha ajo, kjo dalje do të shoqërohet me një sërë ndryshimesh politike në të gjithë Europën

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre