PRISHTINE - Viti 2014 pritet të jetë viti i strukturimit të Misionit Europian për sundim të ligjit, EULEX. Stafi i tij do të reduktohet dukshëm dhe sipas të gjitha gjasave ai do të jetë pjesë e Zyrës së të Dërguarit të Posaçëm të BE-së, në Kosovë, post që aktualisht e mbanë Samuel Zhbogar.
Për këtë pala kosovare shumë shpejt pritet të nisë bisedimet me zyrtarët evropianë në Bruksel.
Burimet i kanë thënë KTV-së se, me këto ndryshime do të vijë edhe emri i ri, e që propozimi i fundit nga Brukseli është që të quhet SITS – “Special Investigation Task Service - ose në Shqip, Shërbimi për Hetime Speciale”.
Roli kryesor i misionit SITS do të jetë edhe më tej në fushën e sundimit të ligjit.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com