Ikën trajneri i Serbisë, Advocaat:
Fajin e ka Shqipëria, aty filloi tersi

Ikën trajneri i Serbisë, Advocaat:<br />Fajin e ka Shqipëria, aty filloi tersi
Dick Advocaat dhe Claudio Ranieri kanë bërë gati valixhet duke u larguar respektivisht nga Serbia dhe nga Greqia për mungesë rezultatesh. Gjithçka kulmoi në ndeshjet e fundit, ku Serbia humbi përballë Danimarkës me rezultatin 1-3 duke detyruar holandezin që të mendonte tërheqjen.

Por, dorëheqja ka një fajtor sipas Dick Advocaat dhe kjo është Shqipëria. “Unë mendoj se duhet të jemi realist dhe mua më duhet të largohem. Unë kisha një arsye që mora këtë detyrë dhe ajo ishte se kisha ndjesi të mira për këtë skuadër, se ne ishim të zotë të kualifikoheshim.

Pas gjithë atyre që ndodhën në këto muajt e fundit, dhe me dënimin e UEFA-s, të gjithë janë vënë nën presion, gjithçka mori mbrapsht pas asaj ndeshje me Shqipërinë, të gjithë ishim nën presion” deklaroi ai.

Trajneri i ri i Serbisë do të jetë Radovan Curcic. Trajneri 42 vjeçar serb aktualisht është trajner i përfaqësueses serbe U21. Suksesi më i madh i këtij trajneri ishte shpallja kampion Evrope me Serbinë në grupmoshat U21.

Edhe Greqia vendos largimin me konsensus të Ranierit, pas humbjes surprizë me Ishujt Faroe me rezultatin 0-1, teksa pritej goleadë.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë