'Ik më lini rehat!' Report TV zbardh dosjen e Klered Bozhanaj: Ndjekja nga lulishtja nëpër shkallët e pallatit! Më pas të shtënat që plagosën policin

'Ik më lini rehat!' Report TV zbardh dosjen e Klered Bozhanaj: Ndjekja nga lulishtja nëpër shkallët e pallatit! Më pas të shtënat që plagosën policin

Klered Bozhanaj

1695298691_kleredbozhanaj.jpg

Report Tv e shqiptarja.com siguron dosjen e policisë në prokurori për Klered Bozhanaj, 42-vjeçari që plagosi me 2 plumba në bark efektivin e repartit “Shqiponja”, Edlir Alleshi.

Në të zbulohet dhe dëshmia e kolegut Alleshi që mbeti i plagosur mbrëmjen e 20 shtatorit 2023, nga momenti kur identifikuan të dyshuarin, ndjekjen në shkallët e një pallati nr 50 në rrugën "Hysen Gjura", Tiranë deri në momentin kur Bozhanaj qëlloi me armë drejt efektivit të policisë dhe më pas dërgimi në spital.

Rreth orës 18:50, 20 shtator patrulla ka qenë duke patrulluar në pallatet e kompleksit "Gjura", në Tiranë.

Edlir Alleshi dhe efektivi i tij kanë parë një person që qëndronte në këmbë në lulishte duke pirë cigare të cilin pasi e kanë kaluar kanë vënë re se po i largohej prezencës së policisë. Pasi kanë vërejtur lëvizjen e tij kanë vendosur ta pyesin duke ju prezantuar në mënyrë të qartë që ishin punonjës policie, por kanë marrë një përgjigje arrogante prej ketij personi i cili ju ka thënë “ik më lini rehat”.

Në këto kushte punonjësit e policisë kanë ndaluar motorin për të kryer një verifikim por ai është larguar me vrap duke hyrë në shkallët e pallatit. Pas largimit me vrap Alleshi e ka ndjekur nga pas nëpër shkallë. Pas tyre ka shkuar dhe efektivi i dytë.

Alleshi i ka thënë kolegut  se personi që po ndiqnin ishte i armatosur.

“Gjatë ndjekjes nëpër shkallë të përsonit që po ndiqnin janë qëlluar me armë zjarri nga sipër po nga ky person. Të ndodhur në këto kushte punonjësit e Policisë janë kthyer pas për të siguruar vetëm si dhe për të bllokuar hyrjen e pallatit. Në momentin që kanë dalë në hyrje të pallatit efektivi tjetër ka shkuar te lokali duke njoftuar klientët të largoheshin pasi kishte të shtëna me armë zjarri.

Gjatë kohës që ndodheshin para hyrjes së pallatit Alleshi i ka treguar se ishte plagosur. Menjëhere ka marrë efektivin e ka futur bashkë edhe me dy kolegët e tjerë të cilët ishin afruar e kanë futur në makinë dhe e kanë nisur për në Spital me qëllim dhënien e ndihmës mjekësore.

Pranë pallatit ka qëndruar vetëm punonjësi i Policisë dhe pasi kanë kryer transportin për në Spital të kolegut është rikthyer sërish te vendi i ngjarjes ku ka konstatuar një zonjë të cilës i ka treguar karakteristikat e autorit

Bozhanaj u arrestua një ditë më parë, 21 shtator teksa po tentonte të hynte në banesë


Lajmi kryesor:

‘Jam komandant i Pentagonit!’ Qëlloi patrullën e plagosi policin në Tiranë, ja çfarë dëshmoi Klered Bozhanaj! Report Tv zbardh dosjen


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:24
Qëlloi policin me dy plumba, berberi identifikoi autorin

1695320036_kleredbozhanaj.jpg

Report Tv ka siguruar referimin e policisë në prokurori, në të cilin tregohet dëshmia e një berberi që identifikoi agresorin.Berberi me iniciale B.A, i cili qethi paraditen e së mërkurës Klered Bozhanaj  pasi iu vunë në dispozicion pamjet e kamerave të sigurisë nga policia, ishte i pari që tregoi identitetin e 42-vjeçarit. Ai u tha hetuesve se personi që shihet duke ikur me vrap është Keli, të cilin e kishte qethur paradite dhe ishte me një njëjtat rroba.

"Paraditen e 20 shtatorit Keli ka shkuar në dyqanin e tij. Në vijim të deklarimit ka sqaruar se Kleredi ka qënë i veshur me pantallona të shkurtëra në ngjyrë gri, bluze me mëngë të shkurtëra ngjyrë kafe dhe në kokë mbante një kapele të zeze. Në berberhanë Kleredi ka qënë për tu qethur ku pasi ka pë përfunduar është larguar se bashku me djalin e tij. Gjatë dhënies së deklarimit është njohur me pamjet filmike të mara në vendin e ngjarjes ku i dyshuari është duke larguar me vrap.

Pasi ka parë pamjet filmike të vënë në disposición nga ana e policisë ka shpjeguar se personi që shfaqet duke u larguar me vrap është Keli të cilin e kishte qethur paradite ne berberhanen e tij dhe në këtë video ai kishte të njejtat rroba si ato që kishte pasar në momentin kur ishte qethur."

S.G/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja