Ikën dielli, sot rikthehet shiu dhe dëbora

Ikën dielli, sot rikthehet shiu dhe dëbora

Pas ditëve me diell pritet të rikthehen sërish reshjet e shiut. Sipas parashikimit të IGJEUM (Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit) sot do të ketë reshje shiu dhe dëbore.

Sot priten reshje shiu mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, kryesisht në terrenet kodrinore-malore. Ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta.

Në zonat më të ulëta të qarkut Kukës në fund të ditës së sotme priten reshje të dobëta dëbore ose dëborë e përzier me shi, kurse në lartësinë mbi 800 m, trashësia e saj mund të arrijë deri në 15 cm.

Ndërsa në qarkun Shkodër në fund të ditës së sotme, reshjet do të jenë në formë dëbore në lartësitë mbi 900 m. Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 10 / 18 °C, në vendet e ulëta: 8 / 20 °C dhe në vendet malore: -1 / 14 °C.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Greqia mohon akuzat e Turqisë se ka shtyrë migrantët në territorin turk

Greqia mohon akuzat e Turqisë se ka shtyrë migrantët në territorin turk