Ikën Eraldi nga “BB7”: Esida ka qenë pjesë e lojës

Ikën Eraldi nga “BB7”: Esida ka qenë pjesë e lojës
Nga java në javë shtëpia më e famshe në Shqipëri “Big Brother Albania”, po zbulon surpriza! Java e katërt e show-t ku loja, konkurrenca për më të mirin i ka ndarë banorët, tashmë po vështirësohet. Ky spektakël, i cili filloi me një urim për Ditën e Verës për të gjithë shqiptarët, u pasua me surpriza, nominime dhe eleminime të paparashikuara. Por, kjo natë nuk u ndal këtu. Ajo çka na surprizoi, ishte eliminimi i Eraldit nga loja e shtëpisë më të famshme, djalit i cili u përfol për lojën e çrregullt që bëri vetëm në pak javë përkrah Esidës, partneres së tij. Pas daljes, Eraldi iu përgjigj pyetjes së Arbanës, se marrëdhënia me Esidën ka qenë thjeshtë pjesë e lojës së tij në “Big Brother”. Ndërkaq, Nevilës iu bë një surprizë nga Vëllai i Madh, një letër nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ku i jepet e drejta për të konkuruar në Akademinë e Policisë.  

Opinionisti reagon kundrejt Eraldit: Meridiani të ka dominuar

Lidhur me ngjarjet në shtëpi, jep mendimin e vet edhe opinionisti Armand Peza. Ai komplimenton Valerin për sjelljen e tij, duke u sensibilizuar me personat qe nuk flasin, pra memecët, duke marrë shkas nga dënimi që i dha Vëllai i Madh. Por, ai mendon se Valeri i detyrohet një falje publike për të gjithë personat me sindromën Dawn, pasi në nervozizëm e sipër ai ka përdorur termin Dawn për të ofenduar Meridianin. Valeri pranon gabimin dhe kërkon falje publike me gjithë zemër. Opinionisti komplimenton vajzat për paraqitjen e tyre, ndërsa jep mendimin e tij lidhur me largimin e Eraldit, si dhe aleancat që pati krijuar brenda shtëpisë, ku sipas tij një aleancë që nuk ishte në favor të Eraldit.



(Në Foto: Eraldi, banori i eliminuar gjatë spektaklit të 14 marsit)

Zbulohet çifti për banorët, Fatjoni dhe Matilda fitojnë imunitet

Çifti i cili prej katër javësh kanë qenë pjesë e shtëpisë më të famshe të “Big Brother”, një lojë e vështirë përball tyre, tashmë janë zbuluar. Vëllai i Madh, pas debatit që u bë javën e kaluar mes Matildës dhe Fatjonit, çiftit real ka zbuluar dhe të vërtetën e tyre për të gjithë banorët e tjerë. Një histori e cila tashmë ka magjepsur publikun, por edhe banorët brenda shtëpisë.


 


(Në Foto: Çifti i vërtetë i BB7  Matilda dhe Fatjon)
 
Rigelsi rrëfen historinë e tij, takon pas 3 vitesh djalin

Rigelsi, një nga banorët e “Big Brother 7” ka rrëfyer natën e katërt “live” jetën e tij të gjatë dhe me plot peripeci. Surpriza për Rigelsin ishte pikërisht takimi me djalin e tij pas 3 vitesh! Rigelsi, djali i cili gjithë fëmijërinë e ka kaluar në vendlindje, Pogradec. Në 1997-ën familja e tij është larguar për në Amerikë. Aty fillimisht ka bërë punë të ndryshme, në ndihmë të familjes, por më pas, për t’iu përshtatur ambientit të ashpër që gjeti aty, u bë pjesë e disa bandave për disa vite me radhë. Pikërisht në momentin kur vendosi që jeta e tij të merrte një kthesë pozitive, problemet me dokumentet e detyruan që të kthehet përsëri në Shqipëri, duke lënë djalin e tij të vogël, i cili tanimë jeton me të ëmën, nga e cila Rigelsi është divorcuar. Jeton në Tiranë, punon, falet pesë herë në ditë dhe shkon çdo javë në xhami.



(Në Foto: Konkurrenti i BB7 Rigelsi)

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com" versioni online

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 

6/3
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar