Ikën gripi dhe i ftohti, MAS: Të
gjitha shkollat nisin mësim të hënën

Ikën gripi dhe i ftohti, MAS: Të<br />gjitha shkollat nisin mësim të hënën
Të hënën e 16 janarit nis rregullisht procesi mësimor në të gjithë vendin.

Pas një ndërprerje dy javore për shkak të virusit të gripit dhe të ftohtit arktik, të gjitha institucionet arsimore në vend do të nisin procesin mësimor javën e ardhshme, e hënë 16 janar.

Ministria e Arsimit njofton në faqen e saj në Facebook se shkollat do të çelin dyert për herë të parë pas pushimeve të festave të fundvitit dhe ndërprerjes së mësimit për shkak të përhapjes së epidemisë së gripit.

Përmes këtij njoftimi Ministria e Arsimit konfirmon se nuk ka asnjë urdhër tjetër për mbajtjen mbyllur për shkollat dhe institucione të tjera arsimore përtej datës 16 janar.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare