Ikën i nxehti afrikan, këtë javë priten vranësira e shi! E enjtja sjell sërish rritje temperaturash

Ikën i nxehti afrikan, këtë javë priten vranësira e shi! E enjtja sjell sërish rritje temperaturash

Foto ilustruese

Këtë javë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Si pasojë e tërheqës së masave ajrore të nxehta me origjinë nga veriu i Afrikës dhe depërtimit të masave ajrore të freskëta e të lagështa me origjinë nga veriu i Europës (pra kalim Fronti).

Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura si dhe kthjellime të herëpashershme. Vranësirat priten të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurta shoqëruar hera- herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Në mesjavë pritet një kthesë e motit ku me kalimin e zonës me presion atmosferik të ulët vendin e saj e zë  zona me presion atmosferik të lartë me origjinë nga Anticikloni Afrikan. Përveç stabilitetit atmosferik dhe orëve të plota me diell, presim edhe një rritje graduale të temperaturave.   

Era pritet të jetë me drejtim kryesor juglindje – veriperëndim me shpejtësi deri në 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, lugina e male kryesisht ditën e hënë në mesditë era fiton shpejtësi 12-16m/sek duke bërë që valëzimi në detet të jetë i forcës 1-3 ballë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim