Ikën kreu i SHISH, Visho Ajazi
propozohet Helidon Bendo

Ikën kreu i SHISH, Visho Ajazi<br />propozohet Helidon Bendo<br /><br>
Jep dorëheqjen Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika. Ndërsa në vend të tij propozohet Helidon Bendo, i cili ka mbajtur detyrën e zëvendës drejtorit të SHISH që nga prilli i vitit 2016. 

Visho Ajazi Lika ia ka paraqitur zyrtarisht largimin nga detyra kryeministrit Edi Rama, ndërsa ky i fundit i propozoi Presidentit Ilir Meta emrin e ri, atë të Bendos, gjatë një takimi të zhvilluar mesditën e sotme. Vetë e zyra e shtypit pranë Kryeministrit ka dhënë detaje nga takimi duke konfirmuar se "Rama i propozoi Metës lirimin e Drejtorit te Sherbimit Informativ, Visho Ajazi, dhe emerim ne kete detyre te zv.drejtorit te Sherbimit Informativ, Helidon Bendo". 

"Propozimi i kryeministrit per lirim dhe emerim ne krye te Sherbimit Informativ Shteteror, erdhi pas doreheqjes nga detyra te drejtorit te ketij sherbimi, te cilen kryetari i qeverise e mirepriti duke e falenderuar zotin Visho Ajazi per kontributin e tij", thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.  

Visho Ajazi Lika u emërua në detyrën e drejtorit të SHISH në gusht të vitit 2012 nga Kryeministri Sali Berisha dhe me dekret të Bujar Nishanit, por ligji përcakton se mandati i drejtorit të Shërbimit Informativ është i pakufizuar, duke lënë vetëm dy opsione për largimin e tij: ose me vendimmarrje personale të drejtorit të SHISH-it, ose me konsensus Kryeministri-Presidencë.

Sipas ligjit, shefi i Shërbimit Informativ propozohet nga Kryeministri dhe dekretohet nga Presidenti. Helidon Bendo duhet të marrë dekretin e Presidentit të Republikës përpara se të ulet në karrigen e drejtorit të ri të SHISH. 
visho
(Ish-drejtori i SHISH, Visho Ajazi Lika)

Kush është drejtori i ri i SHISH

VIDEOKush është kreu i SHISH, Helidon Bendo

Helidon Bendo ka lindur më datën 12 Maj 1971 në qytetin e Korçës. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ai është diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tremujor në fushën e sigurisë pranë Universitet George Toun në SHBA.

Gjithashtu, Bendo ka kryer edhe një sërë trajnimesh mbi çështje të sigurisë brenda e jashtë vendit. Report TV ka zbardhur edhe formularin e vetëdeklarimit të Bendos në kuadër të ligjit të dekriminalizimit. Nga deklarimet e tij, rezulton se Helidon Bendo njoihet edhe me një tjetër emër, Johan Bendo.

Sipas tij, ky është emri i pagëzimit të tij përgjatë kohës që ai ka qëndruar si emigrant në Greqi. Helidon Bendo ose Johan Bendo ka qëndruar për tre vite si emigrant në Greqi që nga viti 1991 deri në vitin 1993 ku ai ka ndryshuar tre herë vendqëndrimin.

Duke parë më tej edhe jetëshkrimin e tij faqen zyrtare të SHISH, Helidon Bendo deklaron se në vitin 1993 ka përfunduar studimet për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, por në formularin e dekriminalizimit ai deklaron se ka qenë emigrant në Greqi, duke bërë të paqartë aktivitetin e këtyre viteve apo mënyrën e përfundimit të shkollës së lartë, pasi për të njëjtën periudhë ka deklaruar dy aktivitete të ndryshme.

Në këtë formular ai nuk ka deklaruar të ketë pasur ndonjëherë probleme me ligjin apo të jetë hetuar për ndonjë vepër penale. Ai flet gjuhët anglisht e greqisht. Në CV-në e tij Helidon Bendo ka shkruar gjithashtu se i pëlqen të lexojë, peshkojë, udhëtoje dhe të kalojë kohë me familjen e tij.

Tashmë pritet qëndrimi i Presidentit Meta në lidhje me këtë propozim, për ti hapur rrugë marrjes së detyrës nga Helidon Bendo.helidon bendo

(Helidon Bendo, drejtori i ri i SHISH)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!