Anastas Kristofori, aktori i njohur shqiptar, i dashuruar nga të gjithë shqiptarët për rolin e drejtorit në 'Pallati 176', është ndarë sot nga jeta në moshën 78-vjeçare. Ceremonia e varrimit të 'Artistit të Merituar' do të kryhet nesër në Vuno.
Anastas Kristofori lindi ne fshatin Vuno, Vlore, më 28 nëntor 1943. Institutin e Larte te Arteve, dega e dramës, e mbaroi ne vitin 1970 dhe fill me pas u emerua aktor ne Teatrin Popullor* derisa doli ne pension me 2003. Spikati qysh student me rolin e Karandishevit ne dramen Vajza pa prike te N. Ostrovskit (1970). Dhuntite e tij për te karakterizuar figura origjinale, te shoqeruara nga nje sens humori, nga fjala konkrete si dhe nga ndjesia e vertetesise, i dhëne shansin për te qene aktor i parapelqyer ne shume nga shfaqjet e Teatrit Kombëtar, si Familja e peshkatarit (Vehipi), Duke gdhire viti 45 (Jaku), Shenomeni dhe mua (fshatari), Komunistet, Nen dritat e skenes, Shkallet, etj. Nje nga rolet e njohura te tij ishte ai i drejtorit ne komedinë Pallati 176 e A. Balashit*, i cili vijoi me tutje ne dy seri televizive te shkruara nga I. Bezhani*, vazhdim i kësaj komedie, por tashme me fatin e ndryshuar te personazheve ne rrethanat qe u krijuan pas shembjes se diktaturës. Qesendia, ironia ndaj tjetrit, nga njera ane, dhe pezmi dhe dëshpërimi ndaj vetes dhe fatit, nga ana tjetër, u gërshetuan me nje ndjenje te holle humori, me dhënien pa sforco te komikes ne mishërim e këtij roli. Ne kinematografi ka luajtur 7 filma, prej tyre me i realizuari dhe me i ploti ishte roli i ekonomatit ne filmin Lulekuqe mbi mure (1976). A. Kristofori ishte nje nder recituesit pasionale e te suksesshëm te poezisë shqipe. Pas viteve 90 ka qene per nje kohe edhe drejtor i Teatrit Kombëtar. Mban titullin Artist i merituar.
Lulzim Basha ka shprehur ngushwllimet pwr ndarjen nga jeta tw aktorit Anastas Kristofori. Basha shkruan se me rolet e tij, Kristofori i dhuroi shqiptarwve emocione.
Me keqardhje mora lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur, Anastas Kristofori. Një artist që na dhuroi emocione dhe reflektime të cilat i dedikohen jo vetëm talentit, por mbi të gjitha punës dhe pasionit të tij për teatrin dhe kinematografinë. Ngushëllime të sinqerta për familjen, të afërmit dhe kolegët e tij.U prehtë në paqe!, shkruan Basha.
Mevlan Shanaj regjisor i komedisë së famshme dhe aq të dashur për të gjithë publikun, “Pallati 176”, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktorit Anastas Kristofori, i cili veç të tjerash u bë shumë i njohur publikun për rolin e drejtorit në këtë shfaqje. Në një reagim për Report Tv, Shanaj shprehet se kjo është një humbje për artin në vend, ndërsa rikujton se ai ishte një djalë me intelekt dhe fin në krijimin e karaktereve me një zë të ngrohtë dhe tepër modest.
'Është një ditë e dhimbshme, ishte një mik shumë i lashtë. Qysh nga vitet 66 e deri më sot po ikën një vlerë kombëtare, jo vetëm një mik personal. Anastas Kristofori ishte një aktor tepër i veçantë në Teatrin Popullor që quhej dhe ai deri në fund ka lënë gjurmë tek publiku, por edhe tek shoqëria. Një djalë me intelekt dhe shumë fin në krijimin e karaktereve me një zë të ngrohtë dhe tepër modest. Tërë këto vite, asnjë nuk dinte se ç’bënte Anastas Kristofori. Ai jetonte në rrugën Myslim Shyri por modestia e tij, tërheqja e tij i jepte madhështi ndjenjës që kishte për artin më të bukur, atë të aktrimit në skenë.
Prej viteve të tëra ka punuar me regjisorë të ndryshëm sidomos me Piro Manin dhe arrinte në publik , por një komunikim më të thjeshtë e ka në “Pallatin 176” ku unë kam qenë regjisor. Çdo rol e bënte me seriozitet. Më kujtohet njëherë, kishte parë diku regjistrimet televizive dhe erdhi i shqetësuar më tha: A ka mundësi se kam merak se si më ka dalë ky monolog. Ishte një bashkëpunëtor shumë i mirë. Publiku nuk e di por Anastas Kristofori shquhej për intelekt, ai asnjëherë nuk atakoi të tjerët, por bëri një jetë modeste.'- u shpreh Shanaj.
Artit i iku nje fisnik dhe VIP i vertete.I perjetshem qofte kujtimi i tij!
PërgjigjuSot mesoj se A.Kristofori eshte nga Vunoi.Krijimtaria qe ai i la artit shqiptar meriton vec levdata. Te qofte i lehte dheu i Vunoit, o artist i vertete. Nuk do t'e shoh me ne shetitjet e tua te perditshme ne "Myslym Shyri"
PërgjigjuEh.., c'te thuash..?! Keta jane nga ata njerez qe e varferojne Token kur ikin dhe pasurojne qiellin..
Përgjigju