Ikën opozita, Berisha ofendon
Leskajn: Madamë lokomotiva

Ikën opozita, Berisha ofendon<br />Leskajn: Madamë lokomotiva
Ish kryeministri Berisha e ka nisur me tone të ashpra fjalën e tij nga vendi ku qëndronte i ulur. Ai ripërsëriti qëndrimin e opozitës për largimin nga salla e për moskthimin derisa kërkesat e PD të plotësohen. Berisha tha se është kryeminsitri Rama që pengon Reformën në Drejtësi dhe se kuvendi është i mbushur me kriminelë që i kanë duart të lyera me gjak gjë të cilën opozita nuk e pranon dot.

​Berisha akuzoi Valentina Leskajn për privatizimin e lokomotivës nga djali i saj madje e quajti atë “Madamë Lokomotiva”
 
“Madam lokomotiva po i bën sfidë të hapur shqiptarëve, ligjit, transparencës dhe ekzistencës së këtij shteti. Nuk ka cinik më ekstrem se sa ju që keni marrë për djalin tuaj lokomotivën dhe hekurudhën dhe tani kryesoni seancën. Nuk ka gjest me cinik të Edvin Kristaq Ramës, gjest më të papranueshëm për ne si opozitë. Ne u detyruam të braktisnim parlamentin se sollët njerëz që i kishin duart të lyer me gjak, por ne se pranojmë parlamentin me një numër kusarësh që përdorin mandatin për të vjedhur pasuritë publike. Nëse doni opozitë në parlament merrei seriozisht këtë. Një kryekusar e votuam të dilte nga parlamenti, këtu janë një zinxhirt i tërë”,- tha ai.

Njezëri me kreun e grupit parlamentar Edi Paloka Berisha theksoi se opozita nuk do të qëndrojë në sallë pa u plotësuar kushtet e saj 
berisha

Kreu i grupit Parlamentar të PD e ka nisur me akuza të drejtëpërdrejta për kryeministrin Rama,  fjalën e tij të hapjes në këtë seancë plenare. Ai shtoi se Rama po provokon krimin
 
"Na shkroi letër Tahiri për gjyqtarin, ishte i shqetësuar e shqetësonte pabarazia ligjore. Amendamenti që ne kemi sjellë për Dekriminalziimin, kërkon nj gjë elementare që zyrtarë deputet që janë kapur në flagrancë me krime të rënda si plagosje e vrasje me vendim gjykate të mos vazhdojnë të kryejnë detyrën e tyre.Unë e di që Rama këtë se do. Njeriu që promovon krimin smund të miratojë ligje kundër krimit. Ky kryeministër paktin se ka me qytetarët por me krimin, ndaj ktyre as nuk i shkon në mend interesi i qytetarëve. Nesër me kriminelë më para të pista ti marrin paratë atyre."
 
Paloka tha se opozita do të vazhdojë të mbajë qëndrimin e thënë më parë s’mund të vazhdojmë të marrim pjesë në aktet që i shërbejnë grabitjes së ligjit.
 
Tashmë u bënë tre javë që opozita po bojkoton seancat plenare me pretendimin se mazhoranca nuk po reflekton ndaj kërkesave të tyre. Kreu i grupit të PD-së njoftoi se opozita do rikthehet vetëm për votimin e mandatit të deputetit socialist Rakip Suli.

Ndërkohë që Berisha fliste, fjalën ia ndërpriste Taulant Balla të cilit iu drejtua: “Mbylle gojën çakall, trafikant droge… Dëgjoni kusarë kurrë s’do dominoni dot në Parlament, jashtë nga parlamenti”.


Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë