Ikën për pushime/ kafshët hanë njëra tjetrën për të mbijetuar, në pranga pronari i një qendre strehimi kafshësh

Ikën për pushime/ kafshët hanë njëra tjetrën për të mbijetuar, në pranga pronari i një qendre strehimi kafshësh

Një qen në një strehim kafshësh

Pronari i një qendre strehimi për qentë endacakë është vënë në pranga nga autoritetet ruse nën akuzën e braktisjes së pothuajse 70 kafshësh duke i lënë ata të hanë njëri tjetrin për të mbijetuar.

Rasti i tmerrshëm ka ndodhur në qytetin e Blagoveshchensk,Rusi. Pronari i qendrës së strehimit të qenve Vyacheslav Zolotarev, është arrestuar nga autoritetet pasi u kthye nga një udhëtim në Tailandë  ku kishte vajtur së bashku me gruan e tij. Rasti i tmerrshëm i neglizhensës së madhe dhe mizorisë së kafshëve ndodhi nga pakujdesia e Zolotarev i cili nuk u sigura që kafshët të kishin kujdes edhe ushqim pas ikjes së pronarëve.

Nga mediat lokale raportohet se deri pak kohë më parë, ai kishte një kontratë me autoritetet për të strehuar qentë e humbur të cilët kapen nga shërbimet e kontrollit të kafshëve ruse. Kontrata  ka skaduar në dhjetor të 2018 dhe pronari Vyacheslav Zolotarev, me sa duket vendosi që kujdesi për  kafshët nuk ishte më puna e tij.

Pas kontrollit të bërë në qendren e strehimit të kafshëve nga autoritetet përkatëse u getën 47 qentë të ngordhur dhe 21 të tjerë në kushte shumë të këqija. Aktivistët e të drejtave të kafshëve thonë se qentë janë në gjendje të keqe dhe do të kërkojnë trajtim mjekësor dhe kujdes të duhur për t'u marrë me traumën e përvojës së tyre të vështirë. Aktivistët thonë se  qentë janë në gjendje të keqe dhe kërkojnë trajtim mjekësor dhe kujdes të veçantë për t'u marrë me traumën e përvojës së tyre të vështirë.

Akuza në të cilën Zolotarev do të dalë para gjykatës sipas ligjeve ruse mund të mbartë një dënim deri në 5 vite burg.

er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisionet Parlamentare, Kulluri në 'Studio Live': Nuk po bëjnë asnjë punë! Nesturi: Duhet të shkojnë tek opinioni publik

Komisionet Parlamentare, Kulluri në 'Studio Live': Nuk po bëjnë asnjë punë! Nesturi: Duhet të shkojnë tek opinioni publik