Ikën sërish dielli, nesër reshje shiu në të gjithë vendin

Ikën sërish dielli, nesër reshje shiu në të gjithë vendin

Foto iluestruese

Pas ditëve me diell pritet të rikthehen sërish reshjet e shiut. Sipas parashikimit të IGJEUM, dita e nesërme do të shoqërohet nga reshje shiu, të cilat do të fillojnë në jug të vendit dhe do të shtrihen në të gjithë vendin.

Parashikimi
Sot pasdite (e mërkurë, dt.04) nuk pritet rrezik për zjarre në pyje. Nesër (e enjte, dt.05), pritet rrezik “I ULËT” në qarqet Fier dhe Vlorë. Pjesa tjetër e territorit nuk ka rrezik.

RESHJET
Sot pasdite (e mërkurë, dt.04) nuk priten reshje. Nesër (e enjte, dt.05) reshjet pritet të fillojnë në jug të vendit dhe në mesditë do të shtrihen në të gjithë vendin. Ato do të jenë të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT
Nesër (e enjte, dt.05) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 19 °C

në vendet e ulëta: 12 / 21 °C

në vendet malore: 6 / 19 °C

ERA
Sot pasdite (e mërkurë, dt.04) era pritet të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdet deri mesatare. Nesër (e enjte, dt.05) ajo pritet të forcohet dhe do të fryjë mesatare, por deri e fortë në bregdet.




Parashikimi i motit

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë