Pas shiut të rrëmbyeshëm dhe motit me 'humor të keq' i cili karakterizoi jo vetëm kryeqytetin por gjithë Shqipërinë, këtë fundjavë shqiptarët mund të rrinë të qetë. Sipas parashikimit të motit, këtë fundjavë nuk do të ketë shi. E shtuna do të karakterizohet nga diell me re dhe me temperatura të larta të cilat do të arrijnë deri në 21 gradë Celsius. Ndërsa e diela nuk do të ketë asnjë vranësirë, por vetëm diell dhe kohë të hapur.
Shqiptarët pas një jave të ngjeshur, të stresuar nga puna dhe fluksi mund ta shfytëzojnë kohën e mirë të kësaj fundjave për t'u relaksuar.

Komente

