Ikin ditët e nxehta me diell, meteorologia për Report Tv: Fundjava sjell ulje temperaturash, priten reshje shiu kryesisht në zonat veriore

Prej më shumë se dy muajsh vendi ynë është përballur me temperatura ekstreme, duke shkaktuar kështu dëme kolosale në vendin tonë si pasojë e zjarreve. Por, këtë fundjavë pritet që temperaturat të ulen, ndërsa vendi do të përfshihet nga reshje shiu, kryesisht në zonat veriore. Në një lidhje për Report Tv, meteorologia Adiloa Bani tha se reshjet kanë nisur që në orët e para të paradites, ndërsa theksoi se do të ndihmojnë në shuarjen e flakëve.

“Reshjet e munguara të verës do i presim gjatë këtyre dy ditëve do jenë prezente dhe do ndihmojnë shumë në shuarjen e vatrave të zjarrit, të cilat janë aktive sidomos në zonat veriore të Shqipërisë. Reshjet e para kanë nisur që në orët e para të ditës së sotme në skajin verior dhe janë shtrirë skajin verior dhe gradualisht janë shtrirë në një pjesë të mirë të gjithë rajoni verior. Gjatë orëve të pasdites presim që këto reshje të përfshijnë pjesërisht edhe zonat qendrore të Shqipërisë. Zonat jugore mbeten me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme. Gjatë natës presim që reshjet e shiut të shtrihen edhe në jug, duke bërë që dita e enjte të nisë me vranësira të shpeshta e reshje shiu”, tha Bani.

Përsa i përket fundjavës, meteorologia tha se pushuesit do të kenë mundësi të shkojën në plazh, por vetëm e premtja paraqet një ‘rrezik’ për bregdetin e Durrësit, Lezhës dhe Velipojës, pasi mund të përfshihet nga reshje shiu.

“Fundjava do ketë përmirësim sa i përket kushteve të motit. Bregdeti do jete me kthjellime kryesisht, vranësirat do jenë shumë pak prezentë, ndërsa reshjet i presim në pjesën tjetër të territorit shqiptar. E premtja është ajo që mund të rrezikojë zonën e Velipojës, Lezhës dhe Durrësit, ndërsa jugperëndimi i Shqipërisë mbetet me mot të kthjellët. Pritet që të e shtuna paraqitet me mot më të kthjellët, ndërsa  e diela na sjell vranësira dhe reshje të izoluara shiu në vendin tonë”, u shpreh meteorologia.

Në lidhje me temperaturat, Bani u shpreh se do të ketë ulje, ku termometri në zonat malore do të zbresë deri në 23 gradë celsius, ndërsa në zonat e ulëta dhe ato bregdetare temperatura do të shkojë në 30 gradë.

“Reshjet gjatë të premtes, të shtunës dhe të dielës do jenë shumë pak prezente gjatë territorit shqiptar. Kryesisht bregdeti do jetë me kthjellime. Reshjet gjatë fundjavës i presim në zonat malore. Për shkak të reshjeve presim të kemi rënie të temperaturave, sot presim jo më shumë se 32 gardë celsius në zonat më të nxehta. Tjetër rënie presim ditën e nesërme, ku termometri të zbresë deri në 23 gradë celsius në zonat malore dhe në zonat e ulëta dhe bregdetare presim që termometri të shënojë jo më shumë se 30 gradë, konkretisht në zonën e Elbasanit dhe Beratit”, vijoi Bani.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vijon puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren

Vijon puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren