DURRËS - Në stadiumin "Niko Dovana" ndeshja e javës së 18-të në Superligës me Teutës dhe Egnatias u ndërpre për pesë minuta. Në minutën e 37-të të ndeshjes në impiant pati një "black-out" për shkak të ikjes së energjisë elektrike.
Loja u ndërpre dhe skuadrat qëndruan për pesë minuta pa luajtur, derisa energjia u rikthye dhe prozhektorët e stadiumit ishin gati për të ndriçuar në fuqi maksimale. Pjesa e parë u mbyll në epërsinë 1-0 të Teutës.
Kujtojmë se edhe dje në Shkodër sfida mes Vllaznisë dhe Laçit nisi me 11 minuta vonesë për shkak të problemeve me energjinë elektrike në "Loro Boriçi".