Tirana ndan pikët me Teutën...30 min errësirë në 'Selman Stërmasi' (VIDEO)

TIRANË-Ndeshja e parë e javës së dytë të Superligës mes Tiranës dhe Teutës është mbyllur me shifrat 0 me 0.

Në "Selman Stërmasi" ekipi bardheblu ishte më kërkues, duke kërcënuar në dy raste ndjeshëm portën e kundërshtarit pasi goditën tranversën, por në fund të dy ekipet nuk morën më shumë se një pikë.

Për t'u veçuar në këtë takim edhe një ndërprerje prej 35 minutash pasi në impantin e kryeqytetit pati një defekt të energjisë elektrike, ç'ka solli edhe fikjen e prozhektorëve.

Pas dy ndeshjeve, si Tirana ashtu edhe Teuta renditen në kuotën e 4 pikëve, pasi në ndeshjen e parë fituan ndaj ekipeve respektive.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen