Ikja e Naços, Nishani dekreton
Manjanin ministër të Drejtësisë

Ikja e Naços, Nishani dekreton<br />Manjanin ministër të Drejtësisë
TIRANE - Presidenti i Republikës Bujar Nishani dekretoi shkarkimin e ministrit të Drejtësisë Nasip Naço dhe emërimin në këtë post të nënkryetarit të LSI-së Ylli Manjani. Përmes dy dekreteve të njëpasnjëshme kreu i shtetit Bujar Nishani pranoi kërkesat e kryeministrit Edi Rama, atë të dorëheqjes së Naços dhe propozimit në këtë post të Manjanit.

Me këtë dekret i hapet rrugë votimit të Parlament të propozimit të Manjanit si ministër i ri i Drejtësisë, për tu dekretuar më tej nga Nishani deri në ceremoninë e betimit si anëtari më i ri i kabinetit qeveritarë në mazhorancën e koalicionit PS-LSI.

Një ditë më parë Naço hoqi dorë nga drejtimi i Ministrisë së Drejtësisë të cilën e udhëhoqi prej shtatorit 2013 kur qeveria e majtë erdhi në pushtet pas zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit.

Naço i paraqiti dorëheqjen kryeministrit Edi Rama përmes një letre ku fliste për nevojë të një bashkëpunimi në nivel më të lartë dhe bashkëveprim të të gjithë aktorëve në reformën në drejtësi. 

Dy dekretet e Nishanit

nishani dekreti
/////
nishani dekreti

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal