Ikjet më të mëdha në 26 vjet
që sollën parti të reja politike
Në 26 vjet ka ndodhur disa herë kur politikanë me mandat parlamentar ose me poste drejtuese të larta në një nga partitë e mëdha politike, kanë vendosur të shkëputen duke krijuar parti të reja politike. Në shumicën e rasteve motiv ka qenë mungesa e demokracisë së brendshme dhe shanseve të konkurrimit me kryetarin – lider të partisë, – por vitet e fundit ka tendencë të ikjes me motivin e marketingut politik, – gjetjes së një posti të lirë kryetari si shans për të siguruar mandat parlamentar në koalicion me njërën prej partive të mëdha.
Në 26 vjet ka ndodhur disa herë kur politikanë me mandat parlamentar ose me poste drejtuese të larta në një nga partitë e mëdha politike, kanë vendosur të shkëputen duke krijuar parti të reja politike. Në shumicën e rasteve motiv ka qenë mungesa e demokracisë së brendshme dhe shanseve të konkurrimit me kryetarin – lider të partisë, – por vitet e fundit ka tendencë të ikjes me motivin e marketingut politik, – gjetjes së një posti të lirë kryetari si shans për të siguruar mandat parlamentar në koalicion me njërën prej partive të mëdha.
Nga mbi 116 parti të vogla politike, vetëm dy parti janë shkrirë (PDR dhe PLDNJ), një tjetër lajmëroi se është shkrirë (PSV91), të tjerat jetojnë e mbijetojnë, kryesisht në koalicione në kujdestarinë e partive të mëdha.
Në vitet ’90 dhe fillimet e dekadës së dytë kalimi i një mandati parlamentar tek një parti e re politike automatikisht sillte regjistrimin e saj në zgjedhje. Kjo praktikë nxiti fragmentarizmin e partive kryesore dhe lindjen e shumë partive të vogla. Pas vitit 2009 rregullat kanë ndryshuar: sikur 140 deputetët të vendosin të krijojnë një parti të re politike ata janë të detyruar të mbledhin 3000 firma për ta themeluar partinë dhe shumë më tepër firma të tjera për ta regjistruar si subjekt zgjedhor.
Kjo praktikë shtegtuese penalizon përpjekjet e politikanëve për të krijuar parti të reja, ndaj mekanizmi i ri që mund të aplikohet është “blerja” e partive të vogla që janë miratuar në gjykatë vite më parë, por që janë in-aktive në jetën politike. Të paktën një parti ka deputet aktualisht në parlament përmes këtij mekanizmi, blerjes së një partie legjitime dhe konkurrimin në emër të saj në koalicion me PS ose PD, pa pasur nevojë për firma mbështetëse.
E njëjta praktikë pritet të ndodh edhe në vitet në vijim, derisa ligji i partive politike të rishikohet dhe praktika integrale e legalizimit të partive të bëhet më demokratike, më liberale dhe më konkurruese në zgjedhje.(aips)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.2%
-
I keq
9.6%
-
As i mirë as i keq
46.2%
Vota total: 52
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja
26 Dhjetor, 08:14
-
'Du Du' dhurata për Krishtlindje e Xhensilës për vajzën e saj
26 Dhjetor, 08:10
-
Moti i keq në Shkodër/ Orteqet krijuan probleme në rrugët Qafë-Thore dhe Theth, hapen të gjitha akset problematike (VIDEO)
26 Dhjetor, 08:05
-
Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)
26 Dhjetor, 07:53
-
Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
26 Dhjetor, 07:50
-
Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor
26 Dhjetor, 07:43
-
Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)
26 Dhjetor, 07:36
-
Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan
26 Dhjetor, 07:25
-
Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja
25 Dhjetor, 22:46
-
Sondazhi/ Nëse zgjedhjet bëhen sot, PS merr 46% të votave në Tiranë, thellohet avantazhi ndaj opozitës, rriten partitë e reja
25 Dhjetor, 22:44
-
Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Faktet në Esencë-Report Tv
25 Dhjetor, 22:34
-
Sondazhi për Durrësin/ PS thellon diferencën ndaj PD-së me 9 mandate deputetësh, kundër 5 të demokratëve
25 Dhjetor, 22:30