VLORË- Aksioni i IKMT në bregdet ka hasur në rezistencë. Inspektorët janë tërhequr pas disa orësh, për shkak të rezistencës së pronarëve, të cilët u ngjiten në çatinë e hotelit. Ndërkohë, banorë të tjerë që i janë shembur shtëpitë kanë akuzuar policinë.

Aksioni për prishjen e objekteve pa lejë në vijën bregdetare të Radhimës nisi paraditen e sotme, ndërsa janë në plan për t’u prishur 10 objekte. Sipas IKMT lajmërimi i pronarëve është bërë që ditën e premte, ndërsa objektet që do të shemben nuk janë pjesë e procesit të legalizimit.

Pronarja e hotelit  Arleta Havari, e cila thotë se hoteli dhe beach-bari janë në proces legalizimi dhe prej muajit dhjetor e ka dhënë me qira tek një shtetase italiane. Pronarja thotë se disponon dokumentet e tokës ku është ndërtuar hoteli. Nga ana tjetër edhe Mariana Cariglia tha se ka investuar në këtë hotel dhe se këtë çështje do e ndjek përmes gjykatës deri në fund.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:34
Shembja e hotelit në Radhimë, familja ngujohet brenda, mes tyre edhe një fëmijë, vlonjati: Nuk jemi serb, po masakroni një familje

 

Një familje në Radhimë të Vlorës nuk pranon që t’u shembet hoteli i tyre. Ato kanë refuzuar që të dalin, teksa brenda në shtëpi është edhe një fëmijë 3 vjeç. Ndërkohë, banorë të tjerë që i janë shembur shtëpitë kanë akuzuar policinë.

“Kemi 30 vite vjet, jam rrahur për PS, dërgo këta, punëtorët. Kemi 30 vite këtu, pse futesh në tokën time? Aty të rrinë, se aty do të ngjitemi dhe në, të gjithë të vdekur, 30 vite punë”, tha një qytetar.

“Nuk jemi serb ne o çuna, kemi 30 vite këtu. Po masakroni një familje. Është djali 3 vjeç aty, ishalla ua bëjnë dhe familjeve tua (u drejtohet policit). Dëgjojeni fëmijën, është 3 vjeç”, tha një tjetër.