U dëmtua nga tërmeti/ Shembet me shpërthim të kontrolluar pallati në Durrës, dëmtohen bizneset rreth 6-katëshit (PAMJET)

DURRËS- IKMT shemb me shpërthim të kontrolluar pallatin 6-katësh të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Objekti gjashtë katësh që ndodhet në bulevardin e Durrësit rezulton i dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit. Specialistet kanë hapur në trupin e objektit 300 furnela (vrima) dhe do të përdorin 2.5 kilogramë lëndë eksplozive C4.

Pas zhurmës së shpërthimit, pallati ka rënë sikur të ishte një copë kartoni. Është hedhur ujë me presion nga zjarrfikësit e ndodhur atje për të ulur nivelin e pluhurit të krijuar nga shembja. Zona është e banuar dhe pronarët e lokaleve e apartamenteve kanë hequr xhamat që të mos dëmtohen, por ato që nuk hiqeshin dot janë thyer për shkak të forcës së shpërthimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:11
Momenti i shpërthimit të pallatit 6-katësh në Durrës, i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit (VIDEO)

Pallati 6-katësh që ndodhet në bulevardin e Durrësit është shembur me shpërthim të kontrolluar pak minuta më parë. Specialistet kanë hapur në trupin e objektit 300 furnela (vrima) dhe do të përdorin 2.5 kilogramë lëndë eksplozive C4. Pas zhurmës së shpërthimit, pallati ka rënë sikur të ishte një copë kartoni. Është hedhur ujë me presion nga zjarrfikësit e ndodhur atje për të ulur nivelin e pluhurit të krijuar nga shembja.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 04/06/2020 22:32

    Qërroni gjith shemtirat qe shemtuan Durresin për 30 vjet. Bëni zap minjtë fshatarë që degjeneruan Durresin!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës