IKMT Fier qytetarëve: Kujdes nga
punonjës fiktiv, policia nis hetimet

IKMT Fier qytetarëve: Kujdes nga<br />punonjës fiktiv, policia nis hetimet
Paraqiten në banesat e qytetarëve si punonjës të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe i bëjnë shantazh atyre për tu marrë ryshfet. Ky është mashtrimi më i fundit që po bëhet nga disa persona ende të paidentifikuar në qytetin e Fierit.
 
Kreu i IKMT-së në Fier Hader Cako ka dalë në një deklaratë për mediat ku i ka bërë thirrje qytetarëve të mos bëjnë asnjë veprim nëse nuk u paraqitet nga punonjësit e këtij institucioni një mjet identifikimi.

Sipas tij persona të paidentifikuar shkojnë në shtëpitë e këtyre familjarëve dhe u prezantohen në emër të Punonjësve të IKMT-së.
 
Ata u bëjnë presion në mënyra të ndryshme, se banesat e tyre do të shemben në mënyrë që tu marrin lekë në formë ryshfeti.
 
Policia ndërkohë ka filluar hetimet për identifikimin dhe kapjen e tyre. 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!