VLORË- Fotaq Bala, ka shpërthyer në lot pasi IKMT i ka shembur bizneset edhe pronat në Jalë. I ulur poshtë një peme dhe i pamundur kundrejt fadromave të IKMT-së, pronari i restorantit në një nga zonat më të lakmueshme turistike në vend, qan me ngashërim pa folur asnjë fjalë. Ndërkohë që forca të shumta të policisë kanë rrethuar zonën, familjarët e tjerë të familjes Bala, shpërthejnë në mallkime kundrejt kryeministrit.
‘Ju lutem të gjitha atyre që kanë vënë dorë në këtë banesë në këtë truall në këtë shtëpi e të merren vesh të heqin dore, se nuk e kanë idenë me kë kanë të bëjnë. Unë betohem në Bibël, ai është një armik. Rama është një pjellë nepërkash.’- tha motra e Fitaq Balës.
‘I kam me dokumente të sakta që në ’89. Ua kam treguar dokumentet kanë ardhur të na asgjesojnë. Tani jemi në rrugë, kanë bërë krim, krim.’- u shpreh një nga pronaret.
Kjo është hera e dytë që familja Bala, haset me fadromat e IKMT-së, pasi edhe në vitin 2018 pronat e tyre u shembën. Banorët i kanë rindërtuar sërish pronat, pasi pretendojnë se kanë një vendim të gjykatës së Shkallës së Parë që tregon se nuk duhen shembur këto prona. Ndërsa nga ana e IKMT pretendohet se vendimi është hedhur poshtë nga Apeli dhe është dhënë e drejta e shembjeve.
IKMT i ka prishur po sot edhe një tjetër banesë 2-katëshe familjes Bala, të cilët sërish e kanë kundërshtuar vendimin, megjithatë fadromat nuk kanë ndaluar punën.
-
Kta gorot qe qajne si legena jo tja prishin por tju ven flaken njerez te poshter, nderto ku te gjejne pa regull e pa ligje.
Përgjigju -
45,000 m2. Ku shkon o Fotaq. I gjati do patroj paret tek San Pietro #2 bashke me cunat e Kuksit qe po e grabisin me dhune gjith jugun nga autoktonet atje. Por fajin e keni vete Fotaq. Per pronat luftohet, soc behet ne Vlore shoku. Se krruan bythen njeri atje apo ne Tropoje se te zhdukin. Ju vazhdoni i luteni gjoja zotit e ja fusni bashkefshstareve te juaj me karremin e 7501 qe ju ka futur partia nene e PS dhe njerka e PD, pra partia Komuniste PPSH qe ende komamdon.
Përgjigju -
Po e vazhdoj se mu nderpre. Pra ata prape kane ngelur te egjer dhe bejne viktimen tani kur vete nuk kane qene ne rregull. Ju bej thirrje, mos i shihni si fukarenj. Edhe keta kane abuzuar nder vite me njerezit, turistet.
Përgjigju -
Ky tipi qe foli i fundit bashke me ate gruan qe mallkonte ne emer te bibles, para shume vitesh 2005-2006 kishin nje market mu aty ne ate prone ku shkonte e furnizohedhin te gjithe pushuesit e Jales. Keta te vidhnin sy per sy. Me ka rastisur shume here qe kthehesha pasi llogarite beheshin gabim. Psh. 500+1000=2000 thoshte. Apo 2000+1000=5000. Kete e bente me te gjithe dhe kur i ktheheshim qe e kishte gabim thoshte-ehe, mire o mire se 2000+1000=6000, pra e shtonte me shume sy per sy dhe ti filloje debatin me te. Kjo e ndjekur vit pas viti se ai ishte marketi i vetem poshte ne Jale. Nuk me behet qejfi per kete qe po i ndodh, por edhe pse kane vjedhur njerez e kane perfituar, komunikinin e kishin si re ishin nga shpella,
Përgjigju -
pse nuk ikin ti prishi foline e xhillarit dhe andros por merret me fukarenj
Përgjigju -
O fotaq po nuk qan burri ashtu ,me vjen keq po nuk qan burri ashtu. Mua mkan vjedh mbi 1mil e prone te BABAIT jo gjyshit ne 1997 ca i bie te me iki truri. Ska gje . Eshte shqiperi , race perzjerje turku e frikshme. I shikon ai lart t gjith.
Përgjigju-
Une token e kishte babai nga 1947 deri ne 1997 . 50 vjet e mbajti vitin e 51 e moren ma moren me dhun.
-







Komente
Komento